Policia e Tiranës ka sekuestruar një sasi prej 50 kg kanabis sativanë kuadër të operacionit të koduar “Kodrina”.
Në pranga përfundoi 49 vjeçari Fatmir Halili, banues në Tiranë.
Policia sqaron se lënda narkotike është gjetur në banesën e 49 vjeçarit të arrestuar, e cila ishte ndarë në disa thasë.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.