Forcat e Armatosura kërkojnë ushtarë, ja kriteret që duhet të plotësoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Forcat e Armatosura kërkojnë ushtarë, ja kriteret që duhet të plotësoni

14:38 | 01/12/2016
në Shqiperi
0

Forcat e Armatosura Shqiptare  vazhdojnë rekrutimin për të gjithë të rinjtë që duan ti bashkohen ushtrisë.

Ministria e Mbrojtes bën me dije se të gjithë të interesuarit mund të depozitojnë dokumentat e tyre pranë Qëndrës së Personel Rekrutimit (QPR) deri në datë 19 dhjetor 2016.  Nuk përjashtohen as femrat

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarë aktivë janë:

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

– Të ketë shtetësi shqiptare.
– Të ketë figurë të pastër morale.
– Të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale.
– Të mos jetë në ndjekje penale
– Të mos ketë humbur të drejtën e ushtrimit të profesionit ose veprimtarisë në administratën publike me vendim gjykate.
– Të mos jetë në gjykim penal nga gjykata
– Të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit.
– Të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga qendra shëndetësore e vendbanimit të kandidatit.
– Të ketë kaluar testin, fizik, intelektual, dhe psikologjik.
– Kandidatët për ushtar/detar aktiv të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkujt dhe mbi 165 cm për femra.

– Kandidatët për ushtar aktiv, të planifikuar për kompletimin e Policisë Ushtarake, duhet të kenë gjatësinë trupore mbi 170 cm për meshkuj dhe femrat.

Për rekrutimin sipas specialiteteve të veçanta, veç këtyre kritereve të aplikohen edhe kritere specifike për aftësitë profesionale dhe parametrat fizikë, të cilat të përcaktohen me një udhëzim të veçantë të SHSHP. Mosha minimale e rekrutimit është 18 deri në 27 vjeç.

Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar /detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç.

Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtarë/detarë aktivë, do të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit.

Aplikantët plotësojnë: – formularin e aplikimit – formularin e pranimit të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes. Procedurat, kriteret, rregullat e testimit janë të publikuara në faqen e internetit të MM dhe FA.

Kandidatët për ushtarë/detarë aktivë, paraqesin në Qendrën e Personel Rekrutimit, këto dokumente:
– Kërkesë me shkrim në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, deklarimi se ka qenë i pa dënuar brenda dhe jashtë vendit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, njësia apo reparti dhe specialiteti në të cilën do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara
– Fotokopjen e kartës së identitetit
– Certifikatë familjare

– Dy fotografi të përmasave 4 x 6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9 x 12 cm
– Fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar të noterizuar dhe të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore Rajonale/Rrethit ose të arsimit të lartë të noterizuar
– Diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësi profesionale (nëse ka), të noterizuar
– Dëshmi penaliteti
– Vërtetim nga prokuroria;
– Vërtetim nga gjykata Kandidatët gjithashtu duhet të paraqesin edhe këto dokumenta mjekësore:

1. Raportin mjekësor të lëshuar nga Komisioni mjeko – ligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit të shoqëruar.

2. Një raport ose vërtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati është i shëndeteshëm dhe nuk ka sëmundje infektive.

3. Ekzaminimet për agjentët infektivë (Hepatit B, Hepatit C, HIV/AIDS) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut ose bankat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë. Në këtë fazë, FA do të rekrutojë afërsisht 200 të rinj.

Etiketa: Forcat e Armatosurarekrutimetushtare

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Elbasan/ Të rinjtë kundër ngritjes së inceneratorit: Plehrat të riciklohen, jo të digjen

Elbasan/ Të rinjtë kundër ngritjes së inceneratorit: Plehrat të riciklohen, jo të digjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com