21 vjeçari i lindur me HIV/AIDS: Isha 10 vjeç kur mësova se jam i infektuar   – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

21 vjeçari i lindur me HIV/AIDS: Isha 10 vjeç kur mësova se jam i infektuar  

09:28 | 02/12/2016
në Uncategorized
0

Të jetosh “normalisht” me këtë problem që fle gjumë brenda teje… Kam fituar lirinë e të njohurit të vetvetes në radhë të parë e me pas të personit të jetës

Nga Rexhina Biba

Ka mësuar të jetojë  me këtë sëmundje qysh kur ishte 10 vjeç. Ndonëse kishte lindur i infektuar, 21-vjeçari me HIV/AIDS e ka mësuar shumë vonë problemin e jetës së tij. Kurioziteti për të mësuar përse merrte barna në mënyrë periodike, ka detyruar prindërit që në moshën 10-vjeçare t’i rrëfejnë atij problemin, me të cilin do të duhej të mësohej përjetë. Nuk ka shumë dëshirë të flasë për atë moment e as për shumë detaje të tjera, por tregon se është mësuar të jetojë me këtë problem bashkë me gjithë problematikën që gjen në shoqëri. Një rrëfim i kursyer i 21-vjeçarit të infektuar me HIV/AIDS (nën kujdesin e Olimbi Hoxhaj, Drejtore e Ekzekutive e Shoqatës së Personave që jetojnë me HIV/AIDS) vjen në një intervistë të dhënë për 27.al

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Sa vite keni i infektuar? Si e zbuluat dhe si e përjetuat?

Që nga lindja, pra plot 21 vjet. Zbulimi dhe njohja me këtë të vërtetë ndodhi, kur isha vetëm 10 vjeç në kureshtje e sipër për medikamentet që po më jepnin për të pirë. Një kërshëri fëmije, më shumë naive që përfundoi në një shndërrim emocional dhe në një ndjesi të çuditshme që sot e kësaj dite ka ngelur si një pikënisje e re për jetën time.

E diskutoni me njerëzit këtë problem tuajin shëndetësor?

hivPërveç njerëzve që e marrin vesh në rrugë dytësore, unë këtë anë të jetës time e ndaj dhe e diskutoj vetëm me njerëz që kanë një lloj vlere të caktuar për mua.

Si reagojnë njerëzit, kur e marin vesh… Ju largojnë, ju afrojnë, ndiejnë keqardhje?

Të them të drejtën kjo nuk dihet kurrë. Çdokush ka përjetimin e tij dhe vjen një moment që nuk  ka më rëndësi kjo pjesë, por rëndësi për mua ka vetëm mosarritja ose shfaqja e mishërimit nga ana e individëve të njohur dhe të panjohur në përditshmërinë time. Unë dhe askush nuk e meritojmë mëshirën, ndoshta vetëm duhet të dëgjojnë dhe të kuptojnë sadopak nga ato që shpreh, flas dhe ndaj me të tjerët si përvoja.

Po me familjarët çfarë marrëdhënie keni. …Me kë jeni më i lidhur?

Një familje me probleme dhe lidhje të forta emocionale dhe harmonie siç është jeta dhe përditshmëria. Nuk lidhem mbas personave të caktuar, lidhem pas momenteve të caktuara me persona të ndryshëm.

379770

Keni shumë miq?

Platoni thoshte se ata që thonë të vërtetën janë më të urryerit , keshtu që në rastin tim vlen fjala ‘”pak dhe saktë”.

Ke ndonjë mik tjetër të infektuar… Diskutoni me të për problemet shëndetësore që mund t’ju shfaqen?

Siç e thashë dhe më sipër për këtë problematikë nuk ke se për çfarë të flasësh, veçse për historikun ose për përjetimin e parë. Ndodh, dhe pastaj jeton ”normalisht” me një problem që fle gjumë brenda teje. Gjithsesi nuk njoh njerëz të afërt që të jenë të infektuar.

Je i dashuruar apo ke qenë ndonjëherë i dashuruar? Nëse po, me trego pak për marrëdhënien që kishit/keni?

Nuk jam eskapist që të merrem me të kaluarën, por që për momentin kam fituar lirinë e të njohurit të vetvetes në radhë të parë e me pas të personit të jetës. Ndonëse problemi fle tek unë, ashtu siç e vunë në gjumë brenda mendjes së tyre dhe ish-të dashurat e mia, një shije e çuditshme ndihet midis dy personave, pra ti mund të bësh gjithçka si një njeri normal, por në mendjen e tyre ti ke diçka, nga e cila sipas mendjelehtësisë së tyre nuk do shkëputesh kurrë.

Çfarë do bëje ndryshe në jetën tënde, nëse mund ta ktheje kohën pas?

Absolutisht asgjë, çdo gjë ka ndodhur që unë të mësoj se kush jam dhe se kush më rrethon, me këtë që kam apo pa këtë që kam.

hiv-2

Etiketa: Drejtore e EkzekutiveeskapistHIV AIDSOlimbi HoxhajRexhina BibaShoqata e Personave që jetojnë me HIV/AIDS

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Tring zilja, tring zilja, zilja tringëllon…

Tring zilja, tring zilja, zilja tringëllon…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com