Policia italiane ka shkatërruar një bandë kriminale te përbërë nga shtetas shqiptarë që merrej me trafikun drogës e prostitucionit nga Shqipëria në Milano e Hollandë.
Gjatë operacionit të koduar ” toka jonë” policia Italinane ka ekzekutuar 14 urdhër arreste me akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës e shfrytëzimit të prostitucionit.
Policia Italinane raporton se hetimiet për këtë bandë kriminale kanë nisur në janar të vitit 2015.
Banda shfrytëzonte për prostitucion shtetase rumune, moldave e shqiptare.
Mësohet se ky grup kriminal kishte degëzime të tij në Shqipëri.