Kryetari i PD-së fton Edi Ramën të amendojnë ligjin e vettingut pa patur nevojë për vendimin e Gjykaëts Kushtetuese.
Në një prononcim për median nga selia e PD-së Basha tha: “I bëj thirrje Edi Ramës ta amendojmë ligjin pa patur nevojë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Unë jam gati që tani. Kushtetuta thotë se vettingun duhet ta bëjë Kuvendi, ndërsa Edi Rama do ta bëjë vetë vettingun me vartësit e tij. Arsyeja është e qartë si do ta mbrojë krimin dhe korrupsionin
Duke iu përgjigjur dhe akuzave të Ramës se PD po bllokon procesin e integrimit, në emër të opozitës Basha kishte dhe këtë apel: Qepe! Mjaft më me sulme të turpshme prej Don Kishoti drejtuar politikanëve më të lartë nga Amerika në Austri e kudo. Mjaft më duke e shpallur armik opozitën e shumicën e popullit tënd. Nuk do të ketë kurrë paqe me drogë, kriminelë në politikë. Nuk do të ketë kurrë paqe aq për ty nëse vazhdon të fshehësh e mbështesësh drogën dhe krimin.