Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti në Dajç, në aksin Lezhë-Shkodër, rreth orës 3 të mëngjesit.
Grabitësit kanë dhunur babarisht rojen e kaburantit, pasi ku i fundit ka bërë rezistencë dhe është përleshur me ta. Agresorët e kanë goditur 50-vjeçarin disa herë në kokë me një leve që mbanin me vete, duke e lënë pa ndjenja.
Mësohet se grabitësit kanë marë nga kasaforta e karburantit shumën e 1 milion lekë të vjetra dhe 200 euro.
Policia raporton se roja i karburantit Lek Përkeqi është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Bultë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.