Aktivistë të AKIP po protestojnë përpara Parlamentit që prej mbrëmjes së djeshme kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve.
Protestuesit pretendojnë se policia ka ndërhyrë me dhunë, dhe ka shoqeruar dy persona. Bëhet fjalë për shtetasit Mirel Elezi dhe Oltion Zaka. Më pas ata janë liruar nga policia dhe u janë bashkuar protestueve.
AKIP paralajmëron se kjo protestë do të jetë me përmasa më të mëdha.