Agjentët në pikën kufitare të Kakavijës kanë ndaluar 26 shtetas afganë të cilët po tentonin të hynin ilegalisht në territorin shqiptar.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave agjentët kanë bërë ndërkohë arrestimin në flagrancë të dy shtetasve shqiptarë, që po i ndihmonin afganët të kalonin kufirin.
Sipas burimeve, ata janë vëllezërit Laert dhe Lorjan Grembi, 33 dhe 28 vjeç, nga fshati Patos i Fierit. Burimet saktësojnë se vëllezërit shqiptarë kishin detyrën e udhërrëfyesit për refugjatët ilegalë, të cilëve u kishin marrë 1 mijë euro për person.
Materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Gjirokastrës, për akuzën e “ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit” në dëm të dy shtetasve shqiptarë.