Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të martohen vitin që vjen
7 vite lidhje u kanë mjaftuar ciftit të famshëm të estradës shqiptare për të finalizuar dashurinë e tyre në martesë. Në emisionin “Rudina” këngëtarja ka zbuluar lajmin por jo ditën kur do të zhvillohet ceremonia, duke sqaruar se është supersticioze.
Ajo është shprehur se dëshiron të ketë një familje të madhe por kohët e fundit planet i ka të fokusuara te karriera.
Xhensila: “Vitin që vjen do të martohemi. Uroj të jetë dasmë intime, por do të jetë e pamundur. Jam ende shumë e qetë dhe s’më kanë kapur emocionet që kapin nusen.
Uroj të na shkojë çdo gjë siç e kam ëndërruar. Sot provova për herë të parë fustanin e bardhë. U emocionova shumë! Unë dua që në të ardhmen të kem një familje të madhe. I dua shumë fëmijët, akoma më shumë kohët e fundit. Por jam e fokusuar drejt karrierës dhe një fëmijë nuk është në planet e afërta.
Ne bëjmë bashkë 7 vite. Me të jam lidhur 16 vjeçe. Ai është njeri me zemër të madhe dhe më ka dashur me shumë pastërti. Na pëlqen shumë të udhëtojmë. Sapo mbarojmë angazhimet, planifikojmë dhe ikim diku të dy e çmallemi. Duke qenë se Besi është i angazhuar këtu, unë mundohem sa mbaroj koncertin të pres biletën e të fluturoj për te Besi”.