Kreu i Partisë Demokratike Luzim Basha i ka kërkuar Ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, mbetjetje për interimin e Shqipërisë në BE.
“I kërkova në emër të opozitës dhe PD, partisë simotër në Hungari të vazhdojë të mbështesë me të gjitha format dhe mënyrat intergrimit europian të Shqipërisë, në veçanti proçesin e hapjes së negociatave” , u shpreh Basha.
Ndërsa ministri i Jashtëm i Hungarisë deklaroi: “Jam i lumtur që Partia Demokratike është e angazhuar për integrimin evropian të Shqipërisë. Jemi një partner i vërtetë i Shqipërisë dhe jemi të lumtur që qeveria dhe opozita janë në favor të integrimit”.