Mëngjesin e sotëm një zjarr ka rënë në lagjen Babrru të Tiranës ku si pasojë e tij ka humbur jetën një fëmijë 2 vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë në lagjen Shpat. Mësohet se brenda banesës ndodheshin dy fëmijë të mitur.
Forcat policore dhe ato zjarrëfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin e njërit prej fëmijëve.
Sakaq po punohet për evidentimin e shkaqeve të zjarrit.