Transferimi i Shkëlzen Gashit në kampionatin amerikan ngjalli shumë pikëpyetje.
Kjo, duke qenë se kampionati amerikan shihet si një ligë ku shkojnë yjet europianë në fund të karrierës.
Por, sic raportojnë mediat zviceriane, Gashi ka pasur një arsye të fortë për kalimin tek Kolorado Rapids.
Ai do të përfitojë më shumë se 1 milion dollarë në sezon.
Një pagë kjo, që ai vështirë se do të merrte në ndonjë ekip europian.
Shifra është sa dyfishi e pagës së një tjetër ish-lojtari të Superligës helvete, Trankuilo Barneta, që te Filadelfia përfiton 600 mijë dollarë në vit.