Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barack Obama ka mbërritur në Greqi, në vizitën e tij zyrtare dhe të fundit si President i SHBA. Avioni i presidetit u ul në tokën Greke rreth orës 10:40 me orën lokale.
Obama është pritur në aeroport nga ministri i Mbrojtjes, Panos Kamenos.
Ai do të qëndrojë sot dhe nesër në Greqi,ku do të do të takohet me kryeministrin dhe presidentin e Greqisë dhe më pas do të largohet të enjten për një vizitë zyrtare në Gjermani dhe pastaj në Peru.
Athina ka marrë masa të rrepta sigurie. Kryeqyteti i Greqisë është blinduar me rreth 5000 policë dhe 500 agjentë sekretë të cilët janë në gatishmëri për mbarëvajtjen e vizitës dhe garantimin e sigurisë.