Si rezultat i reshjeve të dendura të shiut gjatë ditës së djeshme rruga që të çon në Antigone të Gjirokastrës është bllokuar plotësisht për shkak të rrëshqitjes së dherave.
Në kilometrin e shtatë kjo rrugë është pothuajse e pakalueshme dhe si pasojë kanë mbetur të izoluar katër fshatra për të cilët kjo ishte e vetmja rrugë lidhëse me qytetin.
Nënkryetari i bashkisë Gjirokastër ka bërë me dije se Bashkia ka marrë masat për zhbllokimin e rrugës.