Detaje të reja kanë dalë në dritë nga operacioni i SPAK-ut, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një grup i fuqishëm kriminal droge që merrej dhe me pastrim parash, ku në total janë lëshuar 20 masa sigurie, 15 prej të cilave “arrest me burg” dhe 5 të tjera “arrest shtëpie”.
Sipas raportimeve, mes të arrestuarve është dhe Orgest Birçaj, i cili zotëron në nga kompanitë më të rëndësishme luksoze të makinave, “Top Seven”. Mësohet se makinat e kompanisë në fjalë po sekuestrohen nga SPAK, në kundër të hetimeve për pastrim parash.
Operacioni është ende në zhvillim dhe detaje të tjera pritet të dalin në vijim.










