Ulja e temperaturave ditët e fundit ka bërë që në malet përreth Shqipërisë të nisë dëbora. Dhe jo më larg se sot në malin e Dajtit ka rënë dëbora e parë për këtë vit.
Pritet që gjatë orëve të vona të natës temperaturat të bien edhe më shumë dhe për rrjedhojë do të ketë reshje më të dendura dëbore.
Të paktë ishin qytetarët që udhëtuan ditën e sotme drejt malit të Dajtit për të parë dëborën, por nesër pritet që numri i vizitorëve të rritet.