Qytetari: Ajo është pronë e grabitur.
Rama: Kjo nuk është çështja ime.
Qytetari: Nuk është çështja juaj. Është çështje e drejtësisë së korruptuar këtu te ne.
Rama: Po fillove drejtësi e korruptuar e këto… E besoni ju që ne kemi një zonë që kemi pronarë në det? Kemi parcela në det. Parcela të kufizuara mbi tokë jeshile, gjysmë-jeshile, edhe mbi shkëmbinj kam parë pronarë, që i kanë pasur të parët e tyre zogj që rrinin në shkëmb… por në det? Nuk po të them që s’ke të drejtë. Po ku e gjen këtë të drejtë? Te drejtësia. Këtu ka dhe shumë gjykatës që kanë prona. Kush iu a ka mohuar zërin, shkoni e gjejeni te ata që iu a kanë mohuar. Mua më është mohuar dhe zëri. Ardit Bido është deputeti ynë. Dhe më ka thënë: ‘Dua të flas’. I kam thënë që ka të drejtën të thotë atë që mendon. Por Ardit Bido nuk është gjykatës.
Qytetari: Sa i përket projektit, ne jemi dakord për zhvillim. Jemi dakord që projekti të zhvillohet mbi parametrat përkatës, por prona të rikthehet te pronarët.
Rama: Prona tani më është shitur dhe ka pronarë të tjerë, që janë vetë-investitorë. Kur ata janë paraqitur te ne, kanë sjellë të gjitha letrat. Nga ana e letrave është gjetur procedura. Fati në këtë rast, i juaji… Mund të kishte ndodhur dhe ndryshe, mund të mos kishte lidhje SPAK-u që ka hyrë në këtë proces krejt natyrshëm, por jo për projektin. Nëse gjykata do ju jepte të drejtë, ju sërish do i drejtoheshit shtetit, që shteti do ju kompensonte. Fati është që nëse dilni pronarë nga gjykata, paratë që janë të ngrira, konfiskohen dhe bëhen para të shtetit dhe shteti ja jep pronarëve.
Qytetari: Dakord i keni thënë ju, por si po veprohet?
Rama: Këtë gjë nuk e zgjidhni dot me mua. SPAK-u ka punën e vetë, ne tonën
gijotina.com/










