A na kërcënon vërtet një atentat terrorist? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A na kërcënon vërtet një atentat terrorist?

10:43 | 12/11/2016
në Opinion
0

Nga Blendi Fevziu

Shqipëria ka qenë mjaftueshëm e angazhuar këto ditë për t’i kushtuar vëmendje një lajmi që nëse është i vërtetë, përbën një problem të rëndësishëm për vendin. Madje, përbën një pikë kthese që mund të modifikojë mënyrën e jetesës së shqiptarëve.

Sipas raportimeve të shtypit, një celulë terroriste ka pasur në plan të kryejë një akt terrorist në stadiumin e Shkodrës në momentin e zhvillimit të ndeshjes Shqipëri – Izrael në fundjavë. Lajmi mbështetet nga tre veprime që janë kryer ndërkohë.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

E para, për arsye sigurie, ndeshja është transferuar nga Shkodra në Elbasan, pasi kishte filluar edhe shitja e biletave.

E dyta, në Shkodër dhe në Prishtinë u arrestuan 13 persona që akuzoheshin si organizatorë dhe ideatorë të këtij akti të mbetur në tentativë.

Dhe e treta, për ekipin e Izraelit u vendosën masa sigurie të panjohura më parë në vend, madje shumë herë më të përforcuara se ndaj ekipit serb në vjeshtën e kaluar. Bashkë me këtë, Elbasani është blinduar me agjentë të policisë, shërbimit sekret dhe policisë gjyqësore për të siguruar qetësinë e nevojshme për ndeshjen.

Në anën tjetër, shtypi i Izraelit foli akoma më qartë për një atentat dhe sqaroi se shërbimi inteligjent i Ushtrisë Izraelite e ka këshilluar Federatën e atij vendi që ekipi të mos udhëtojë drejt Shqipërisë për arsye të rrezikut që e kërcënon.

Të gjitha këto janë vetëm raportime të shtypit. Personat e arrestuar e kanë mohuar me forcë akuzën, përmes avokatëve dhe familjarëve të tyre. Ata kanë deklaruar se arrestimi është bërë si paragjykim ndaj besimit të tyre dhe jo për një kërcënim terrorist.

Opinion.al ka arritur të mësojë disa detaje më shumë që nuk janë bërë publike. Sipas të dhënave që ne kemi siguruar, pak javë më parë, shërbimi sekret Izraelit, Mosad, ka arritur të informohet dhe më pas të interceptojë në një nga zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme, një plan për të goditur ekipin e Izraelit gjatë ndeshjes së tij në Shkodër më 12 Nëntor. Ndjekja e planeve të atentatorëve ka çuar fillimisht në Kosovë e prej këtej në Shkodër. Oficerë të shërbimit inteligjent izraelit dhe të një prej shërbimeve partnere më të rëndësishme në botë kanë mbërritur në Prishtinë dhe Tiranë duke dhënë informacione për persona të dyshimtë. Ka disa të dhëna jo të verifikuara qartë, por mendohej si për një atentat ndaj ekipit të Izraelit, ashtu edhe për vendosjen e një sasie eksplozivi në tribunën qëndrore. Asnjë nga këto të dhëna nuk vërtetohet dot. Personat e arrestuar e kanë përgënjeshtruar kategorikisht, por autoritetet këmbëngulin që kanë regjistrime dhe përgjime që vërtetojnë tentativën. Fijet e tij çojnë deri tek një personazh i njohur me kombësi shqiptare që lufton në Siri.

Kujdesi i autoriteteve ka qenë që lajmi të mbahet sa më sekret përpara ndeshjes, por arrestimet e kanë bërë atë publik. Nuk dihen më shumë detaje dhe nuk dihet se sa e sigurtë është e gjitha kjo, por nëse është e vërtetë, Shqipëria dhe Kosova hyjnë në një fazë të ndryshme të kërcënimit që vjen nga ekstremizmi. Deri më sot kemi folur për ekstremizëm islamik. Për probleme përjashtimi, urrejtjeje, mërie dhe ndasish. Deri më sot kemi pasur gjuhë të ashpër dhe të papranueshme, por jo akte konkrete terroriste. Nëse rasti vërtetohet, dhe shpresoj shumë që kjo të mos ndodhë, atëherë kalojnë në një fazë tjetër, në atë të terrorizmit. Edhe pse e para është fillesa e të dytës, mes ekstremizmit dhe terrorizmit, qëndron një hendek i madh. Një hendek, që Shqipëria duhet ta ktheje në një oqean të pakalueshëm për të ruajtur shtetasit e saj, stabilitetin dhe të ardhmen e të gjithëve ne.

/opinion.al/

Etiketa: atentat terroristblendi fevziuekstremizemMosadndasipërgjimeregjistrimetentativë

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para

Shalom שָׁלוֹם

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com