26 kg marijuanë janë sekuestruar mengjesin e sotëm në portin e Durrësit. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës i cili është Bajram Myftarajn, 23 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i 23-vjeçarit u bë pas kontrollit të ushtruar në autmojetin e tij tip Renault me targa AA 277 PF, ku u gjet dhe lënda narkotike e ndarë në 94 pako.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve” e mbetur në tentative.