Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar –

14:26 | 07/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes –

Marco Rubio në Vatikan, do të takohet me Papën për “të qetësuar gjakrat” pas sulmeve të Trump –

Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së –

Muze Arkeologjik nën tokë/ Zhupa: Doni të shkatërroni pasurinë dhe identitetin e shqiptarëve! Gonxhja: Projekti rrit turizmin! –

Në zemër të Berlinit, në kinemanë historike Kino Babylon, nga 7 deri më 13 maj do të mbahet festivali “Fly Like An Eagle”, një javë e dedikuar historisë dhe transformimit të kinemasë shqiptare.

Festivali sjell në ekran klasikët e Kinostudios “Shqipëria e Re”, por edhe produksione bashkëkohore shqiptare, duke krijuar një urë mes së kaluarës dhe brezit të ri të autorëve të filmit.

Mbrëmja e parë do të zhvillohet sot, më 7 maj, në orën 19:30, me shfaqjen e filmit kult “Vdekja e Kalit”, me regji të Saimir Kumbaros dhe interpretimin e Timo Fllokos, Raimonda Bulkut dhe Niko Kanxherit. Filmi konsiderohet një nga veprat simbolike të fillimit të viteve ’90, pasi pasqyron periudhën e trazuar të tranzicionit shqiptar dhe shembjen e strukturave të vjetra përmes një narrative të fuqishme artistike.

I ftuari special i natës së parë do të jetë vetë Timo Flloko, një nga figurat më të rëndësishme të ekranit shqiptar ndër dekada. Pas shfaqjes, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një bisedë të hapur me aktorin, në një sesion pyetje-përgjigje mbi filmin dhe rrugëtimin e tij artistik.

Festivali nuk ndalet vetëm te nostalgjia e kinemasë klasike. Programi përfshin edhe dokumentarë, filma artistikë modernë dhe produksione të reja nga autorë shqiptarë dhe diaspora. Në ekran do të rikthehen tituj të njohur si “Lulëkuqet mbi Mure”, “Koncert në Vitin 1936”, “Përrallë nga e Kaluara” dhe “Liri a Vdekje”, krahas filmave bashkëkohorë si “Bota” dhe “Të Thyer”.

Vetë Kino Babylon konsiderohet një nga kinematë më ikonike të Berlinit. E ndërtuar në vitin 1929 nga arkitekti i njohur Hans Poelzig, ajo është kthyer ndër vite në një qendër të rëndësishme të festivaleve ndërkombëtare të filmit, artit dhe kulturës alternative.

Sot, Babylon shfaq mbi 1000 filma në vit dhe mbetet një nga hapësirat artistike më të njohura në kryeqytetin gjerman.

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit përfaqësohet me këta tituj:

1              NENTORI I DYTE by Viktor Gjika, 1982

2              PERRALLE NGA E KALUARA by Dhimiter Anagnosti, 1987

3              KUR XHIROHEJ NJE FILM by Xhanfise Keko, 1981

4              KONCERT NE VITIN 1936 by Saimir Kumbaro, 1978

5              VITET E PRITJES by Esat Musliu, 1989

6              GJENERAL GRAMOFON by Viktor Gjika, 1978

7              VDEKJA E KALIT by Saimir Kumbaro, 1992

8              LULEKUQET MBI MURE by DHIMITER ANAGNOSTI, 1976

Të Lidhura

Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes –

nga 27
15:32 | 07/05/2026
0

Autoritetet kineze kanë dënuar me vdekje dy ish-ministrat e Mbrojtjes, ëei Fenghe dhe Li Shangfu, nën akuzat për korrupsion dhe...

Marco Rubio në Vatikan, do të takohet me Papën për “të qetësuar gjakrat” pas sulmeve të Trump –

Marco Rubio në Vatikan, do të takohet me Papën për “të qetësuar gjakrat” pas sulmeve të Trump –

nga 27
15:08 | 07/05/2026
0

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, takohet sot në Vatikan me Leonin e XIV në një përpjekje për të...

Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së –

Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së –

nga 27
14:46 | 07/05/2026
0

Fushata e bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli e ka rrënuar një pjesë të madhe të infrastrukturës dhe industrive...

Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve –

Muze Arkeologjik nën tokë/ Zhupa: Doni të shkatërroni pasurinë dhe identitetin e shqiptarëve! Gonxhja: Projekti rrit turizmin! –

nga 27
14:08 | 07/05/2026
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë interpelancës së saj me ministrin e Kulturës dhe Turizmit, deklaroi se qeveria po kërkon...

Para
Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së –

Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes –

15:32 | 07/05/2026
Marco Rubio në Vatikan, do të takohet me Papën për “të qetësuar gjakrat” pas sulmeve të Trump –

Marco Rubio në Vatikan, do të takohet me Papën për “të qetësuar gjakrat” pas sulmeve të Trump –

15:08 | 07/05/2026
Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së –

Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së –

14:46 | 07/05/2026
Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar –

Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar –

14:26 | 07/05/2026
Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve –

Muze Arkeologjik nën tokë/ Zhupa: Doni të shkatërroni pasurinë dhe identitetin e shqiptarëve! Gonxhja: Projekti rrit turizmin! –

14:08 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes –
  • Marco Rubio në Vatikan, do të takohet me Papën për “të qetësuar gjakrat” pas sulmeve të Trump –
  • Irani po përdor rrugë alternative për të anashkaluar bllokadën detare të SHBA-së –
  • Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar –
  • Muze Arkeologjik nën tokë/ Zhupa: Doni të shkatërroni pasurinë dhe identitetin e shqiptarëve! Gonxhja: Projekti rrit turizmin! –
  • Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Akuzohen për korrupsion, Kina dënon me vdekje dy ish-ministra të Mbrojtjes –
  • Marco Rubio në Vatikan, do të takohet me Papën për “të qetësuar gjakrat” pas sulmeve të Trump –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com