Autoritetet kineze kanë dënuar me vdekje dy ish-ministrat e Mbrojtjes, ëei Fenghe dhe Li Shangfu, nën akuzat për korrupsion dhe shkelje të rënda disiplinore. Lajmi u raportua të enjten nga media shtetërore kineze Xinhua.
Megjithatë, Pekini ka vendosur edhe një kusht në vendim. Sipas autoriteteve kineze, nëse dy ish-zyrtarët do të sillen mirë gjatë një periudhe dyvjeçare, dënimi me vdekje mund të zëvendësohet me burgim të përjetshëm.
Wei Fenghe dhe Li Shangfu u përjashtuan nga Partia Komuniste e Kinës në vitin 2024. Autoritetet i akuzuan për “shkelje të rënda të disiplinës”, një term që përdoret zakonisht në Kinë për rastet e korrupsionit në nivelet më të larta të shtetit.
Rasti konsiderohet një tjetër goditje e fortë në kuadër të fushatës së presidentit Xi Jinping kundër korrupsionit brenda ushtrisë dhe strukturave shtetërore kineze.







