Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –

13:40 | 07/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë në lidhje me politikat fiskale për karburantet, duke i cilësuar ato si “absurde” dhe “cinike” ndaj qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Berisha kritikoi ashpër propozimin për të ulur akcizën vetëm kur çmimi i naftës të kalojë nivelin 220 lekë për litër, duke e quajtur një masë të pamjaftueshme dhe fyese për fermerët, që sipas kryedemokratit janë “më të varfrit e Evropës”.

Berisha tha se qeveria ka braktisur sektorin bujqësor duke hequr subvencionin për naftën në kulmin e krizës së çmimeve.

Teksa bëri një krahasim të drejtpërdrejtë me vendet e rajonit dhe Evropës, Berisha theksoi se çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në 2.2 euro për litër, më shtrenjtë se në Gjermani ku ishte 2 euro, pavarësisht se pagat në Gjermani janë deri në tetë herë më të larta. “Kjo është politikë shpopullimi, është politikë anti-shqiptare,” deklaroi kryetari i PD, duke akuzuar qeverinë për vjedhje të qytetarëve përmes taksave të larta, të cilat i cilësoi si më të lartat në botë.

Berisha nuk i kurseu akuzat edhe ndaj kryeministrit, ku tha se ky i fundit “është i tmerruar” dhe nuk guxon të paraqitet në seancat parlamentare për t’u përballur me opozitën.

Gjithashtu Berisha e zhvendosi fokusin te çështjet e integrimit evropian, duke akuzuar  mazhorancën se po injoron qëllimisht raportin e Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Evropian.

Duke iu referuar votimit për ministren Belinda Balluku, Berisha u shpreh se me atë “votë krimi”, mazhoranca i ka “futur një thikë pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve”.

Të dashur qytetarë dhe qytetare, zonja dhe zotërinj të vërtetë, zonja drejtuese e seancës. Nuk ka akt më absurd se kjo që propozoni sot në parlament. Nuk ka akt më cinik ndaj 30, 40% të shqiptarëve që jetojnë me çurkën e djersës së ballit. Nuk ka qëndrim më cinik ndaj tyre, më të pashpirt. Vini këtu pasi keni hequr subvencionin për naftën fermerëve në kulmin e krizës për naftën. Njeri normal në botë që mund të imagjinojë një vendim të tillë nuk ka, përveç atij që tani e ka kapur tmerri nga tërmeti, tmerri nga ky tjetri, tmerri nga ai, tmerri nga ky, tmerri nga vetja e tij, që s’vjen në parlament fare, se ka frikë dhe ty, të ka frikë tani.

Që është i tmerruar dhe që s’di ç’bën. Pra, vini këtu… ç’ka kaq të turpshëm? Po uli marzhin se kur të kalojë mbi 220. Fshatarëve më të varfër të Evropës. Kjo është politikë shpopullimi. Është politikë çupëviçi. Është politikë anti-shqiptare. Fermeri i Maqedonisë e merr me 1000 lekë naftën, me 100 lekë naftën. Qytetari me 150 lekë. Si e shpjegoni ju këtë? Ky hajduti në Shqipërisë me taksën më të lartë në botë mbi litrin e naftës, i detyron shqiptarët të blejnë atë me 2.2 euro.

A doni t’ua lexoj? Një, prisni të nxjerr një tabelë këtu. Në Gjermani, dje nafta në pompë ishte 2 euro. Në Shqipëri, nafta në pompë 2.2 euro. Pardje, më falni, pardje. Pardje. Rrogat në Gjermani gjashtë herë më e lartë se në Shqipëri, tetë herë më e lartë. Pra, këto janë akte cinike. Po a e dini ju sa i merrni, sa u merrni qytetarëve me TVSH-në e naftës me 220 ALL litri? A e dini apo jo? Dhjetëra milionë euro. Inkasuat ju për rritjen… rri ti, mos u, mos u përziej.

Se më mirë, më mirë mos flisni të paktën. Derisa ai ju braktis, braktiseni. Derisa ai nuk guxon të vijë këtu, s’keni pse e mbroni ju atë more. Nuk keni pse e mbroni ju atë. Nuk guxon. Refuzon çdo interpelancë. Tani zonja drejtuese e seancës, absurdi më i madh është diskutimi i këtyre problemeve dhe injorimi i raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian. Lexojeni mirë atë raport dhe del secili nga ju të kuptojë se me atë votë krimi që ka dhënë për Ballukun, i ka futur një thikë pas shpine procesit të integrimit evropian të shqiptarëve.

Mediat informojnë se janë bërë mbi 300 ndërhyrje…Nis dhe mbaron sikur ta kishte shkruar opozita, dhe me denoncimet e saj të vërteta. E patë çfarë thuhet për Ballukut që e mbrojtët politikisht imunitetin e saj. E lexuat o ‘lubistë’. Vjedhjet e ‘Lubisë’ shkatërrojnë integrimin”, tha ai.

 

Të Lidhura

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

nga 27
15:33 | 30/05/2026
0

Në një raport të ri, Ministria e Brendshme Franceze thotë se aktet antifetare godasin lirinë e ndërgjegjes dhe ushtrimin e...

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

nga 27
13:37 | 30/05/2026
0

Gjykata e Lartë ka zgjidhur mosmarrëveshjen e kompetencës mes Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) dhe...

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

nga 27
13:29 | 30/05/2026
0

Juristi Jordan Daci ka reaguar pasi emri i tij u përfshi në listën e kandidatëve për Këshillin Kombëtar të Partisë...

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

nga 27
13:21 | 30/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu drejtua delegatëve në Kuvendin Kombëtar të PD-së me një fjalim ku vlerësoi qëndresën...

Para
Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve –

Muze Arkeologjik nën tokë/ Zhupa: Doni të shkatërroni pasurinë dhe identitetin e shqiptarëve! Gonxhja: Projekti rrit turizmin! -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –

15:33 | 30/05/2026
Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

13:37 | 30/05/2026
I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –

13:29 | 30/05/2026
Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –

13:21 | 30/05/2026
Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdari, ja kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të PD –

Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdari, ja kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të PD –

12:55 | 30/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –
  • Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –
  • I doli emri në listën e kandidatëve për Këshillin e PD-së, Jordan Daci nxjerr blof Berishën –
  • Kjo parti as nuk blihet dhe as nuk shitet kurrë, në jetë dhe karrierë kam bërë gabime, por… –
  • Nga Stresi, djali i Olldashit, te vajza e Nishanit dhe Azem Hajdari, ja kandidatët për Këshillin e ri Kombëtar të PD –
  • Prona jonë, e drejta jonë! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Rritje alarmante e akteve antifetare që nga viti 2023 –
  • Armë, jelekët e policisë dhe ADN-ja, Gjykata e Lartë vendos ku do të gjykohet dosja e Martinajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com