Diskutimi i buxhetit të ri në Kuvend ka sjellë përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.
Për ish-ministrin Bode rritja e pagave nuk mjafton, por ministri aktual Arben Ahmetaj është përgjigjur se kjo është rritja më e madhe që është bërë ndonjëherë.
Ministri i Financave tha se nga rritja e pagave dhe pensioneve përfitojnë mbi 600 mijë qytetarë, por sipas tij këta nuk janë të vetmit
Por për Ridvan Boden, shtresat në nevojë janë ato më të braktisurat nga politikat e qeverisë.