Ndërkohë që Komisioni Europian vendosi si kusht kryesor zbatimin e ligjit të vettingut për përcaktimin e një date për hapjen e negociatave Shqipëri-BE, kryeministri Edi Rama i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese të çlirojë sa më parë ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Ligji i vettingut aktualisht ndodhet në Komisionin e Venecias, i cili pritet të shprehet në mesin e dhjetorit të këtij viti.
Në një postim në Facebook, Rama shkruan:
“Shqipëria vend i respektuar për reformat dhe i mirëpritur në tryezën e negociatave për anëtarësim?? (Gjykata Kushtetuese të çlirojë sa më parë Ligjin për Vetingun e Gjykatësve e Prokurorëve dhe të nisë puna për zbatimin e tij)”.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154179363221523/