Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria ishte në epiqendër të samitit të IDU-së, rezolutë për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramës –

10:58 | 02/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur –

Drejtësia do të vihet në vend një ditë për çdo pasuri publike –

Në Forumin e IDU-së që u mbajt në Zagreb të Kroacisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një sërë takimesh ku ka mbajtur dhe një fjalë në panelin qendror të këtij forumi, pjesë e së cilit janë mbi 80 parti të djathta dhe konservatore.

Sipas Berishës, Shqipëria ishte në epiqendër të këtij samiti, ndërsa është miratuar edhe rezoluta për gjendjen alarmante nën regjimin e Ramësë.

Berisha u ndal te zhvillimet politike në Shqipëri dhe bashkëpunimi ndërkombëtar i opozitës.

“Përsëri sot (dje), Shqipëria ishte në epiqendër të vëmendjes, mund ta themi, të ekzekutivit të IDU-së, që përbëhet nga kryesia dhe përfaqësuesit, kryetarët e të gjitha partive anëtare. Mund të them se mbledhja u çel, nisi me një rezolutë për gjendjen alarmante në Shqipëri nga regjimi autokratik i Edi Ramës.

Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen e plotë të të gjitha forcave politike anëtare të EDU-së, trajton probleme madhore të Shqipërisë, trajton gjerësisht farsën elektorale, kapjen totale të shtetit nga krimi, banda dhe kartelet e drogës, përqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, bllokimin e luftës kundër korrupsionit, ngadalësimin e proceseve të integrimit, për këto shkaqe, mburojën e ngritur ndaj prokurorisë speciale dhe sistemit të drejtësisë për vjedhjet dhe shpërdorimet e ministër, Edi Ramës dhe ministrave të tij, lidhjet e niveleve më të larta të karteleve të drogës dhe krimit me qeveritarët, shndërrimin e Shqipërisë në një parajsë për kartelet e drogës, organizatat kriminale dhe bandat, ndërkohë në një vend të pajetueshëm, që braktiset masivisht nga shqiptarët.

Edhe njëherë, shpreh mirënjohjen më të madhe, të pakufishme, ndaj presidentit Harper, ndaj të gjithë miqve të dhe kryetarëve të partive të EDU-së për këtë mbështetje të plotë që i dhanë dhe mund të themi edhe njëherë që mbledhja kryesore e këtij samiti, u çel me rezolutën për Shqipërinë.

Pati, sigurisht, rezoluta të tjera për Tanzaninë, për Iranin, por ajo që, ajo që ishte specifike, sepse Shqipëria, njëlloj si Tanzania, njëlloj si vendet më të diktatoriale të Afrikës, është vend i të burgosurve politikë, i të përndjekurve politikë, tronditje krijoi, krijoi denoncimi që ne bëmë i paraqitjes në sallën e gjyqit në kafaz të qelqtë i ish-kryeministrit, ish-presidentit dhe ish-kryetarit të parlamentit të vendit, Ilir Meta.

Pra, ishte një samit jashtëzakonisht i rëndësishëm për Shqipërinë, për opozitën shqiptare dhe për shqiptarët. Ndërkohë, mund të them se punimet dy, tre ditore të këtij samiti të IDU-së, ishin përsëri shumë të dobishme.

Unë isha në një panel kushtuar zgjerimit dhe në këtë panel kushtuar zgjerimit, unë pata mundësi të ekspozoj plotësisht problemet madhore me të cilat haset procesi i zgjerimit ëh, në Shqipëri dhe në rajon.

Theksova se farsa elektorale, përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë, përcaktimi i rezultateve të zgjedhjeve nga kartelet e drogës dhe organizatat kriminale, bllokimi i sistemit të drejtësisë, mbrojtja e Ballukut, AKSHI-t dhe afera të tjera, por edhe nismat Tiranë-Beograd, duke filluar që nga ndryshimi i kufijve dhe ndarja e Kosovës, duke vazhduar me Ballkanin e hapur dhe tani së fundi me letrën e publikuar nga binomi, Vuçiç-Rama për të kërkuar jo anëtarësim të plotë dhe dinjitoz, por të dorës së dytë, pra vetëm tregti të lirë dhe lëvizje të lirë, janë faktorë jashtëzakonisht negativë në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian në rajonin tonë.

Sikundër garantova se Partia Demokratike ka qenë dhe mbetet një promotor i fuqishëm i proceseve të integrimit evropian. Jam njoftuar dhe kam patur, kemi patur takime të vazhdueshme, edhe njëherë mirënjohjen më të thellë kryeministrit Plenkoviç për pritjen e përzemërt. Në takimin e përzemërt që organizoi, pritjen e përzemërt që shtroi mbrëmë për të gjithë delegacionet, presidentit Harper, për kujdesin e veçantë që tregoi dhe interesin e veçantë që tregoi për Shqipërinë, takime të tjera me kryetarët e partive, me ministra të jashtëm, takime në të cilat ne ramë dakord që të të zgjerojmë bashkëpunimin bilateral dhe në kuadrin e kësaj organizate multi, multilaterale në interesin më të mirë të opozitës shqiptare,” tha Berisha.

Të Lidhura

Duhet t’a nisim nga vetja –

Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

nga 27
13:12 | 02/05/2026
0

Sali Berisha ka folur sot në lidhje me zgjedhjet për kreun e PD, ku pas përjashtimeve të kandidaturave, është i...

Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

nga 27
12:52 | 02/05/2026
0

Sali Berisha ka folur sot në lidhje me zgjedhjet për kreun e PD, ku pas përjashtimeve të kandidaturave, është i...

Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur –

Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur –

nga 27
12:36 | 02/05/2026
0

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, ka reaguar sërish pasi Partia Demokratike i refuzoi kandidimin në garën për kreun e ri...

Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Drejtësia do të vihet në vend një ditë për çdo pasuri publike –

nga 27
12:22 | 02/05/2026
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka rikthyer në vëmendje denoncimet e saj të mëparshme lidhur me aferën e stadiumit...

Para
Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër –

Qarkullonte me armë zjarri dhe tentoi t’i ikte policisë me vrap, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duhet t’a nisim nga vetja –

Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

13:12 | 02/05/2026
Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

12:52 | 02/05/2026
Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur –

Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur –

12:36 | 02/05/2026
Erdhe ti dhe na shpike rrotën…! –

Drejtësia do të vihet në vend një ditë për çdo pasuri publike –

12:22 | 02/05/2026
E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –

E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –

12:10 | 02/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –
  • Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –
  • Fitoret jo gjithmonë kërkojnë garë, mjafton frika e tjetrit për t’i vulosur –
  • Drejtësia do të vihet në vend një ditë për çdo pasuri publike –
  • E përjashtoi nga gara për kreun e PD, Evi Kokalari padit Berishën: Shihemi në gjyq –
  • Korrupsioni dhe krimi në nivelet më të larta qeveritare po bllokojnë integrimin në BE –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –
  • Tradhtarët s’mund të marrin pjesë në garë për kreun e PD –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com