Nga Niko Stiylos, studiues dhe gjuhëtar arvanitas nga Preveza
Kjo poezi është shkruar në njërën anë të diskut të njohur me emrin Disku i Festos ose Faistos. Ky disk, që sot ndodhet në Muzeun Arkeologjik të Heraklionit të Kretës, u gjet nga arkeologu italian Luigi Pernier, më 3.7.1908, gjatë gërmimeve në pallatin e vjetër të Festos, i cili llogaritet se ishte në përdorim në periudhën kohore 1850 – 1600 p.e.r.
Është një disk qeramike me diametër 158-165 dhe trashësi 16-21 milimetra dhe konsiderohet, nga vendi ku u gjet, se ruhej në arkivin e këtij pallati.
Të Egrit ujk, të drobitur e të uritur,
iu zgjidh kërthiza duke pyetur,
kur lihte egërsisht
dhe kur angullinte pa përfilluar kohën.
Cjap i lartë, me lesh të rrallë,
gjuhën duke thyer, me të kënduar si egërsirë
i thirri atij: ç’dashke tjetër, ndale ulërimën
dhe përmbaje zemërimin.
Si kërcimtar gjuhë kërce,
zgjidhu dhe thirr tingëllimat,
ato që zbulloi i Egri
i bërë i madh.