Isuf Kanani, 60 vjeç, mbërriti mbrëmjen e djeshme në spitalin e Vlorës me shenja dhune. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por 60-vjeçari për shkak të plagëve po transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia po heton në dy pista. Dyshimet janë që 60-vjeçari të jetë dhunuar me sende të forta në bypass-in e Lungomares, në brendësi të pallateve.
Një burim nga spitali i Vlorës tha se 60-vjeçari ka në kokë plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit, dhe dyshohet edhe se mund të ketë qëlluar veten.
Një grup hetimor i ngritur nga Policia e Vlorës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave te ngjarjes.










