Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. M., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Llaman”, në aksin rrugor Himarë–Borsh, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një motor me drejtues shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në Himarë.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi K. K., është transportuar në Spital, në gjendje të rënduar shëndetësore.
Po ashtu është arrestuar shtetasi K. Z., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në fshatin Nartë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur një automjet të parkuar dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Në pranga ka rënë edhe shtetasi G. X., 37 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
gijotina.com/










