Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Durrës/ Drogë sintetike pranë shkollave, bien në pranga dy vëllezër –

10:22 | 12/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon –

Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

Një operacion policor ka zbuluar një skemë të shpërndarjes së drogës në Durrës, ku lëndët narkotike përgatiteshin në formë karamelesh dhe shpërndaheshin pranë shkollave të mesme.

Operacioni i koduar “Shije e hidhur”, i zhvilluar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me strukturat hetimore, çoi në zbulimin e një baze për përpunimin e drogave sintetike dhe goditjen e një rrjeti që synonte kryesisht adoleshentët.

Në pranga ranë dy vëllezër, shtetasit L. L., 20 vjeç dhe R. L., 25 vjeç, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, Xh. L., 20 vjeç, për të cilin vijojnë kërkimet

Sipas hetimeve, tre të rinjtë kishin krijuar kushtet për prodhimin e lëndëve narkotike sintetike në formë xhelatine, të ngjashme me karamele, duke i bërë ato më tërheqëse për moshat e reja. Secili prej tyre kishte rol të caktuar në zinxhirin kriminal, nga prodhimi te transporti dhe shpërndarja.

 

 

Gjatë kontrollit ndaj njërit prej të arrestuarve, pranë zonës së shkollave, policia sekuestroi 50 paketime me drogë në formë karameleje, me peshë rreth 650 gramë

Ndërkohë, në banesën e tyre në Tiranë u gjet një sasi e konsiderueshme materialesh dhe lëndësh për prodhimin e drogës, përfshirë xhelatinë në formë karameleje, kanabis, rreth 550 gramë material sintetik të gatshëm për përpunim, një peshore elektronike, kallëpe plastike për formimin e karameleve, si dhe përbërës të tjerë ndihmës.

Autoritetet theksojnë se operacioni është pjesë e masave për rritjen e sigurisë në shkolla dhe parandalimin e përhapjes së narkotikëve tek të rinjtë.

Hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, ndërsa materialet procedurale do t’i referohen Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

gijotina.com/

Të Lidhura

Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon –

Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon –

nga 27
13:52 | 12/04/2026
0

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. M., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi në vendin e quajtur “Llaman”, në...

Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

nga 27
12:50 | 12/04/2026
0

Një zjarr ka rënë në një pallat shumëkatësh në lagjen “Gjevdet Nepravishta”, pranë spitalit të Lushnjë, duke shkaktuar panik tek...

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

nga 27
12:20 | 12/04/2026
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se duke nisur nga muaji qershor do të ketë rritje pagash në disa shërbime kritike,...

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

nga 27
12:18 | 12/04/2026
0

Humbja e rëndë 0-3 ke Milanit kundër Udineses në San Siro shënon një rekord negativ për Massimiliano Allgeri. Trajneri livornez,...

Para
Kemi marrë raportin e BE… –

Kemi marrë raportin e BE... -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon –

Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon –

13:52 | 12/04/2026
Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

12:50 | 12/04/2026
Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –

12:20 | 12/04/2026
Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –

12:18 | 12/04/2026
SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –

12:04 | 12/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon –
  • Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –
  • Rritje pagash nga qershori në shëndetësi, shtesë pensioneve –
  • Krizë te Milan pas disfatës ndaj Udineses dhe statistikë e zezë për Allegrin –
  • SHBA-të nuk e fituan dot besimin tonë –
  • Marie Louis-Eta, trajnerja e parë grua në Bundesligë në futbollin e meshkujve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksidentoi të riun në Himarë, arrestohet shoferi i “Porsche”, rezultoi i dehur në timon –
  • Lushnjë/ Zjarr në pallatin pranë spitalit, dyshohet veprim të qëllimshëm –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com