Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në kërkim nga SPAK për tenderat e AKSHI-t/ Banka e Shqipërisë i heq Ermal Beqirit licencën për paranë elektronike –

19:45 | 10/04/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve –

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt –

Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar! –

“E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit” –

Banka e Shqiperisë ka vendosur t’i shfuqizojë licencën institucionit financiar të parasë elektronike, Soft & Solution në pronësi të biznesmenit Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim nga SPAK ë kuadër të hetimeve për AKSHI-n.

Kjo kompani është licencuar nga Banka Qendrore 5 vjet më parë, por aktiviteti i parë i tij ishte vitin e kaluar kur nisi ofrimin e shërbimeve të pagesave, nën markën tregtare ALPay, e lidhur me platformën e-Albania, për kryerjen e pagesave për disa shërbime të institucioneve publike.

Pas nisjes së hetimeve nga SPAK, e njëjta bankë ka vendosur t’ia shfuqizojë licencën institucionit financiar Soft & Solution. Ky vendim vjen mbështetur në rregulloren e BSH-së, sipas së cilës licenca refuzohet kur vërtetohet se të paktën njëri nga themeluesit e shoqërisë është në ndjekje penale ose është dënuar nga gjykata me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Vendimi erdhi pasi Prokuroria e Posaçme lëshoi një urdhër arresti ndaj Ermal Beqirajt, aksioner të shoqërisë në fjalë, në dhjetor 2025 për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.

Bashkë me Ergys Agasin, Beqiraj i cili ndodhet në arrati, akuzohet nga SPAK për konkurrencë të paligjshme përmes dhunës, heqje e paligjshme e lirisë, shkelje e barazisë në tenderë, pastrim parash e grup i strukturuar kriminal. Ata dyshohet se kanë marrë peng biznesmenin Gerond Meçe, derisa pranoi të tërhiqej nga ankimimet që kishte bërë për disa tenderë shtetërorë.

Shfuqizimi i licencës së Soft & Solution e ka ulur numrin e institucioneve të licencuara të parasë elektronike nga 11 në 10.

Hera e fundit që Banka e Shqipërisë i ka hequr licencën institucioneve financiare është ajo e vititi 2024, kur iu hoq licenca “Micro Credit Albania” dhe “Final”, pasi ndaj aksionerëve të tyre, gjykata pati vendosur masën “arrest në shtëpi”

gijotina.com/

 

Të Lidhura

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve –

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve –

nga 27
22:49 | 10/04/2026
0

Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një nga figurat më të njohura të politikës në...

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt –

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt –

nga 27
22:39 | 10/04/2026
0

Artur Cangu u gjet i pajetë në një ullishte në fshatin Verjon të Niklës pasditen e kësaj të premte. Policia...

Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar! –

Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar! –

nga 27
21:53 | 10/04/2026
0

Ndonëse kanë kaluar 32 vite, nuk ka ende drejtësi për masakrën e Peshkëpisë së 10 prillit 1994, kur nga sulmi...

“E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit” –

“E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit” –

nga 27
21:35 | 10/04/2026
0

Korça është shndërruar në epiqendrën e festimeve të Pashkëve, ku mijëra qytetarë dhe turistë,këtë të premte janë bërë pjesë e...

Para
Paqja mund të vijë që sot nëse… –

Paqja mund të vijë që sot nëse… -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve –

Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve –

22:49 | 10/04/2026
Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt –

Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt –

22:39 | 10/04/2026
Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar! –

Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar! –

21:53 | 10/04/2026
“E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit” –

“E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit” –

21:35 | 10/04/2026
Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –

Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –

21:25 | 10/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve –
  • Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt –
  • Drejtësi për Peshkëpinë, Fredi Beleri i akuzuar! –
  • “E Premtja e Zezë”/ Mijëra qyetarë korçarë në procesionin me epitafe para katedrales “Ngjallja e Krishtit” –
  • Arrestohet shqiptari i kërkuar nga Interpol për vrasje –
  • Trupi i pajetë u gjet në kodrat e Niklës, ky është Artur Çangu, u qëllua me armë zjarri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ndahet nga jeta ish-kongresmeni amerikan Eliot Engel, një engjëll mbrojtës i shqiptarëve –
  • Fushë Krujë/ Eduart Afmataj vrau fqinjin pas sherrit, dëshmojnë familjarët: S’kishin konflikt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com