Ndërsa Shqipëria synon të afrohet me standardet e Bashkimit Europian, sistemi i prokurimit publik vijon të shfaqë shqetësime që ngrijnë pikëpyetje mbi transparencën dhe eficiencën e përdorimit të fondeve publike.
5766 procedura tenderuese janë zhvilluar në vitin 2025 sipas APP të përqendruara në mallra shërbime dhe punë civile.
Por raporti Vjetor 2025 i Agjencisë evidenton se pavarësisht progresit në kuadër ligjor dhe integrimit europian, sfidë mbetet niveli i ulët i konkurrencës në tendera, një tregues që shpesh lidhet me riskun për abuzime.
Vetë raporti pranon se kërkohen përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar garën mes operatorëve ekonomikë.
“Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të përmirësuar procedurat konkurruese të prokurimit”, deklaroi Agjencia e Prokurimit Publik.
Një tjetër shqetësim lidhet me rrezikun e korrupsionit. Në raport pranohet se është dashur të hartohet një metodologji për vlerësimin e riskut të korrupsionit një hap që tregon se problemi nuk është më thjesht perceptim, por një shqetësim konkret institucional. Dokumenti nënvizon se mbrojtja ndaj abuzimeve ende nuk është në nivelin e duhur.
“Sa i përket parandalimit të korrupsionit në sistemin e prokurimit publik nevojiten përmirësime të mëtejshme me qëllim rritjen e konkurrencës, pajtueshmërinë dhe profesionalizimin”, shprehet Agjencia.
Nga ana tjetër, edhe reformat strategjike duket se po ecin me ritme të ngadalta. Vetëm një pjesë e aktiviteteve të planifikuara është realizuar, ndërsa pjesa më e madhe mbetet ende në proces. Në të njëjtën kohë, Komisioni Europian kërkon më shumë kapacitete nga administrata dhe një përparim konkret në luftën kundër korrupsionit në tendera. Një kusht kyç për avancimin e negociatave në Kapitullin 5.
gijotina.com/
The post APP: Mungesë gare në tenderat publikë, duhet rritur konkurrenca appeared first on 27.










