SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara –

09:20 | 20/03/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

htetet e Bashkuara njoftuan se kanë ndërmarrë një operacion të rëndësishëm kundër infrastrukturës kibernetike të lidhur me Iranin, duke sekuestruar katër faqe interneti të përdorura për sulme dhe operacione psikologjike.

Shqipëria përmendet drejtpërdrejt në këtë aksion, pasi institucionet e saj kishin qenë më herët shënjestër e sulmeve dhe publikimit të të dhënave nga i njëjti rrjet.

Departamenti Amerikan i Drejtësisë njoftoi se domenet e sekuestruara – Justicehomeland[.]org, Handala-Hack[.]to, Karmabelow80[.]org dhe Handala-Redwanted[.]to – ishin të lidhura me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).

Këto platforma janë përdorur për sulme kibernetike, shpërndarje të të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Sipas autoriteteve amerikane, këto faqe shërbenin edhe si mjete për operacione psikologjike, duke përdorur të dhënat e vjedhura përmes hakerimit.

“Shpërndarja e ideologjisë terroriste në hapësirën kibernetike është një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë tonë kombëtare. Zyra e Prokurorit të SHBA-së është e përkushtuar të bashkëpunojë me partnerët tanë të zbatimit të ligjit për të identifikuar kërcënimet, për t’i çaktivizuar dhe për t’i ndëshkuar autorët e tyre”, tha Kelly O. Hayes, prokurore e SHBA-së për Distriktin e Merillendit.

Hetimet e FBI-së zbuluan se rrjeti nuk kufizohej vetëm në publikime online.

Një adresë emaili e lidhur me këtë grup dërgonte edhe kërcënime direkte me vdekje ndaj gazetarëve dhe disidentëve iranianë në SHBA dhe vende të tjera.

Në një nga mesazhet, autorët pretendonin bashkëpunim me një kartel meksikan, duke ofruar shpërblime deri në 250 mijë dollarë për vrasjen e objektivave të tyre.

Shqipëria në shënjestër për shkak të opozitës iraniane

Autoritetet amerikane konfirmuan se dy nga domenet e sekuestruara janë përdorur për të publikuar dokumente të vjedhura nga institucionet shtetërore shqiptare.

Sulmet ndaj Shqipërisë besohet se lidhen drejtpërdrejt me qëndrimin e saj ndaj grupit opozitar iranian Mujahedeen e-Khalq (MEK), i cili është strehuar në territorin shqiptar dhe ka bërë thirrje për rrëzimin e regjimit në Teheran.

Përndryshe, këtë javë, Shqipëria e shpalli Iranin “shtet sponsor të terrorizmit”.

FBI-ja bëri të ditur se hetimet vazhdojnë dhe paralajmëroi se të gjithë personat e përfshirë në këto aktivitete, do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.

Në kuadër të përpjekjeve për të luftuar sulmet kibernetike, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli edhe një shpërblim deri në 10 milionë dollarë për informacione që çojnë në identifikimin e personave të përfshirë në sulme ndaj infrastrukturës kritike amerikane. /REL

Të Lidhura

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

nga 27
12:16 | 20/03/2026
0

Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të enjtem në aksin nacional Berat–Dimal, në Moravë. Dy automjete janë përplasur me...

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

nga 27
12:08 | 20/03/2026
0

Lungomare në Vlorë po merr dita–ditës formën e plazhit të Durrës, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, ku ndërtimet kaotike kanë...

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

nga 27
12:04 | 20/03/2026
0

Lungomare në Vlorë po merr dita–ditës formën e plazhit të Durrës, Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, ku ndërtimet kaotike kanë...

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

nga 27
12:02 | 20/03/2026
0

Një qytetar ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat jetojnë banorët pranë bregut të lumit dhe Unazës...

Para

SHBA-ja godet rrjetin kibernetik iranian, Shqipëria mes vendeve të shënjestruara -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –

12:16 | 20/03/2026
Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

12:08 | 20/03/2026
Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

12:04 | 20/03/2026
Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –

12:02 | 20/03/2026
Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –

Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –

11:58 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –
  • Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –
  • Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –
  • Banorët pranë Unazës së Madhe të harruar mes mbeturinave dhe zhulit –
  • Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –
  • Dyshohet se punonte për mafien shqiptare, arrestohet gjyqtari në Ekuador –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në aksin Berat-Dimal/ dy të plagosur transportohen urgjent drejt Traumës në Tiranë –
  • Kullë me 37 kate, si po masakrohet qyteti bregdetar i Vlorës nga betonizimi –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com