Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Afro 4 miliardë euro për rrugët në 2024-2026, si po shkërmoqen rrugët e Ramës dhe Ballukut –

08:08 | 25/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë –

Shqipëria ka investuar në infrastrukturën e transportit rrugor një shumë prej 370 miliardë lekësh, gati 3.8 miliardë euro, sipas të dhënave nga Ministria e Financave, për periudhën 2014-2025 dhe fondi i pritshëm për 2026-n.

Me këtë shumë mund të ndërtoheshin rreth 350 kilometra autostradë e re e tipit A nga fillimi, duke përshkuar të gjithë gjatësinë e vendit, nga Vermoshi në Konispol, duke marrë si referencë kostot që përllogarit BE-ja për vendet si Shqipëria.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, investimet në infrastrukturën rrugore janë rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke nisur nga një nivel prej 24.4 miliardë lekësh në vitin 2014, në 44.5 miliardë lekë më 2025.

Ajo që bie në sy është hovi i jashtëzakonshëm që ka marrë buxhetimi pas vitit 2022, ku shifrat pothuajse janë dyfishuar, duke arritur kulmin historik në vitin 2025 me 44.3 miliardë.

Ky shtim masiv i financave në vitet e fundit, ku vetëm viti 2024 ka regjistruar një vlerë prej 405 milionë eurosh, duhet të ishte garanci për një infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme. Por në fakt, vendi tani është në një kolaps total, pasi të gjitha investimet e reja të bëra vitet e fundit po shkërmoqen.

Ndërkohë që shifrat nga buxhetet publike shënojnë rekorde, në rrugët e sapo-përfunduara asfalti i shtruar me kosto miliona eurosh shfaq dëmtime strukturore pa u mbushur ende viti i parë i përdorimit. Kjo diskordancë ndërmjet buxheteve rekord dhe cilësisë së dobët të punimeve ngre pikëpyetje të mëdha mbi efikasitetin e mbikëqyrjes teknike dhe standardet e materialeve që përdoren në këto akse.

Nëse shohim parashikimin për vitin 2026, vihet re një ulje e lehtë e fondeve në 35.4 miliardë lekë. Cilësia e ndërtimit nuk ka ndjekur rritjen e buxhetit për transportin rrugor. Ekspertët pohojnë se miliardat e shpenzuara rrezikojnë të shndërrohen në një gropë tjetër financiare, ku paratë e taksapaguesve do të duhet të ridestinohen sërish për riparimin e veprave që sapo janë përuruar.

Ky trend tregon se problemi i vërtetë nuk qëndron te mungesa e parave, por te mungesa e përgjegjshmërisë teknike, që po lejon që investimet më të larta në dekadën e fundit të shkrihen përballë shiut të parë apo qarkullimit normal të automjeteve.

Përveç cilësisë tejet të dobët të punimeve, politikat e investimeve në transportin rrugor u sabotuan duke e lënë qendrën e vendit pa infrastrukturë. Investimet e dekadave të fundit shmangën prioritetet që ishin vendosur në strategjitë e zhvillimit.

Përdorimi politik i fondit të investimeve la rajonin Fushë-Krujë–Tiranë–Durrës–Rinas me mungesa të thella, teksa fondet u përqendruan në skaje si Rruga e Arbrit, Tuneli i Llogorasë, Qukës–Qafë Thanë apo Korçë–Ersekë. Shmangia për dy dekada e projekteve në Korridorin 8 dhe Korridorin 10 ka zbehur përfitimet e vendit dhe ka rritur kostot për popullsinë e qendrës dhe të veriut.

Të Lidhura

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

nga 27
11:04 | 25/02/2026
0

Kinematografia shqiptare ka humbur një nga figurat e saj më të njohura, aktorin Zhani Ziçishti, i cili u nda nga...

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

nga 27
10:56 | 25/02/2026
0

Champions League mbrëmjen e sotme do të luajë 4 duele të tjera të “zjarrta”, të cilat marrin padiskutim vëmendjen e...

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –

nga 27
10:40 | 25/02/2026
0

Një mision faktmbledhës i Partia Popullore Evropiane (PPE) ka shkuar sot në selinë e Partia Demokratike. Delegacioni i PPE do...

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë –

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë –

nga 27
10:28 | 25/02/2026
0

Një kamion i ngarkuar me gurë është përmbysur në rrugë në zonën e Porto Romanos, në Durrës. Fatmirësisht, drejtuesi i...

Para
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 25 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –

11:04 | 25/02/2026
Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

10:56 | 25/02/2026
Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –

Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –

10:40 | 25/02/2026
Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë –

Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë –

10:28 | 25/02/2026
Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë –

Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë –

10:24 | 25/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –
  • Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –
  • Misioni faktmbledhës i Partive Popullore Europiane shkon në selinë e PD, takim me Berishën –
  • Përmbyset në zonën e Porto Romanos kamioni i ngarkuar me gurë –
  • Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë –
  • Ku shkuan afro 4 miliardë euro në dorën e Ballukut për 2 vite, të bashkohemi kundër hajdutërisë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti –
  • Champions League, Atalanta e Berat Gjimshitit kërkon përmbysjen ndaj Dortmund (Ndeshjet) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com