Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

19:28 | 15/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion –

Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni –

Tërmet Peçi shkakton “tërmet” në Bashkinë Vlorë. Një nga kompanitë e ish-drejtorëve të tij po merr tenderin 2.6 miliardë lekë për asfaltimin e Vlorës para zgjedhjeve. Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini, i ka bërë letrat gati dhe ka shpallur fituese të tenderit kompaninë nga Tepelena “NG Struktures”.

\

Mirëpo një vlerë kaq e madhe nuk mund të merret pa zhurmë. Tenderi është mbajtur më 7 prill 2026, megjithëse duhej të zhvillohej më 27 mars. Për momentin procedura është pezulluar dhe ka mbetur në dorë të KPP.

Më konkretisht bëhet fjalë për prokurimin “Riveshje me asfalt per vitin 2026” e ndarë në 2 lote, me një fond limit total 255 milionë lekë të reja pa TVSH.

Një rrugë e dy punë, edhe mashtrohen qytetarët para zgjedhjeve vendore edhe mbushet arka e biznesit të “Rilindjes”.

Rrugët që do të shtrohen janë të lagjeve të brendshme të qytetit të Vlorës, të cilat janë lënë pas dore dhe u vjen radha vetëm kur ka zgjedhje.

Kjo është procedura e Lotit1 me fond limit 136.1 milionë lekë të reja pa TVSH. Në të njëjtën datë është mbajtur edhe tenderi për LOTI 2 me fond limit 119.7 milionë lekë të reja pa përfshirë TVSH.

Në fazën e parë, komisioni i ngritur nga Brunilda Mersini ka bërë vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve, ka kualifikuar kompaninë “NG STRUCTURES” SHPK dhe ka skualifikuar të tjerët.

Të revoltuar nga ky vendim, adminitratorët e dy prej kompanive pjesëmarrëse kanë bërë denoncim në KPP.

Kompanitë kërkojnë shfuqizimin e vendimit mbi skualifikimin e ofertës së paraqitur nga bashkimi i operatorëve ekonomikë “BIBA-X” SHPK & “R|S|M CONSTRUCTION” SHPK.

Po ashtu kundërshtohet kualifikimi i ofertës së paraqitur nga operatori ekonomik “NG STRUCTURES” SHPK.

E njëjta ankesë është bërë edhe për Lotin e dytë të këtij tenderi, i cili gjithashtu është “hipotekuar” tek kompania e njerëzve të Tërmet Peçit.

Kompanitë ankohen se janë skualifikuar pa të drejtë, gjoja kanë paraqitur ofertë anomalisht të ulët.  Gjithashtu, bashkimi i operatorëve ngre pretendime mbi kualifikimin e kompanisë “NG STRUCTURES” SHPK. Duke qenë se i njëjti operator është shpallur fitues për më shumë se një lot, kërkojmë verifikimin e kapaciteteve teknike, të burimeve njerëzore, mjeteve në dispozicion; në funksion të realizimit paralel të kontratave.

Kujtojmë se kryetarja e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani i ka dhënë tenderin 7 miliardë lekë firmës “NG STRUCTURES” me objekt “Ndërtim Shkollë 9 vjeçare Tipi (2) dhe e mesme Tipi (4), Njësia Strukturore KA 283, Rruga “3 Dëshmorët”. Kontrata është firmosur më 11 qershor 2025.

Tenderi është denoncuar në KPP si i parregullt, sepse nuk plotësoheshin kriteret nga kompania fituese. Por Komisioni e rrëzoi kërkesën. Kjo kontratë është me afat dy vjet, megjithatë nga vëzhgimi në terren, duket qartë se punimet janë zvarritur në këtë objekt.

Po kështu, në tetor 2025, Ujësjellësi Elbasan i ka dhënë kësaj firme tenderin 2.3 miliardë lekë “Ndërtim i ujësjëllesit të fshatrave Polis-Sheh, Polis-Qender,Polis-Gurshpat Librazhd”. Kohëzgjatja e këtij projekti është 18 muaj.

Duke qenë kompani e Tërmetit, edhe ky tender është dhënë me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Pra, sipas kontratave që ka marrë njëherësh kjo kompani, i bie që të lërë pa ndërtuar shkollën në Tiranë ose të thajë fshatrat e Librazhdit për ujë. Ndërsa asfaltin në Vlorë duhet ta shtrojë patjetër, se aty kalon kryeministri Rama.

Kështu, kryetare Brunilda e ka shpallur fituese kompaninë NG STRUCTURE pa kryer asnjë verfikim të përmbushjes së kritereve, sepse i bën qokën kolegut Tërmet Peci.

Po si u ngrit kjo perandori financiare e Tërmetit? Në vitin 2015, pas fitores së zgjedhjeve lokale, ish-kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, (aktualisht deputet i PS) punëson Lorenc Bamin në Drejtorinë e Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit.

Një vit pasi mori këtë post, gruaja e tij, Aleksandra Bami, në bashkëpunim me shtetasin Hekuran Hoxha, krijojnë kompaninë NG STRUCTURES shpk.

Në nëntor 2017, Hekuran Hoxha shet 50% të aksioneve të kompanisë djalit të tij, Fatjon Hoxha, për një shumë qesharake prej vetëm 500 eurosh.

Deri në fund të vitit 2017, kompania faturon 11 milion lekë dhe deklaron një fitim prej 600,000 lekë. Një vit më vonë, faturimet e saj rriten 8 herë, duke u lidhur drejtpërdrejt me tenderët e fituar nga Bashkia Poliçan dhe Bashkia Gjirokastër. Kjo rritje galopante e financave të kompanisë të sapokrijuar lidhet drejtpërsëdrejti me thithjen e fondeve publike, pasi në vitin 2018, rezulton se NG STRUCTURES hap 3 adresa sekondare, të cilat lidhen me projekte të financuara nga fondet publike:

“Rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Refat Keli” në Poliçan”; “Rikonstruksioni i shkollës “Asim Zeneli” dhe Sistemimi i jashtëm në Gjirokastër”; “Masa inxhinierike për rrëshqitjen në kodrën e Shtufit, Gjirokastër”.

Në maj të vitit 2019 Aleksandra Bami shet aksionet shtetastit Fatjon Hoxha. Sipas kontratës, Aleksandra Bami do të përfitojë fitimin 5.8 milionë lekë të vitit 2018 dhe 19.1 milionë lekë për periudhën janar-prill 2019. Në total nga shitja e aksioneve Aleksandra Bami do të përfitojë shumën bruto 24.9 milionë lekë ose thënë ndryshe rreth 240.000 euro.

Ndërsa 23 ditë pas blerjes, Fatjon Hoxha i shet sërish aksionet babait të tij, Hekuran Hoxha, për vetëm 1,000 euro.

Në datën 10 Janar 2019, shtetasi Gjolek Shehu themeloi kompaninë IUMENTIS shpk. Menjëherë pas themelimit, kjo kompani lidh një kontratë qiraje për një pronë publike me Bashkinë Tepelenë. Ky veprim u bë me propozimin e Tërmet Peçit, kryebashkiakut të Tepelenës.

Sipas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës, datë 25.01.2019, lidhja e kontratës noteriale “Kontratë Qiraje” është miratuar, dhe kjo kontratë mban firmën e Lorenc Bamit, që duket se lëviz milionat e siguruara për Tërmetin.

Brenda 5 ditësh nga lidhja e kontratës, Tërmet Peçi dhe Lorenc Bami miratojnë lejen e ndërtimit për ndërtimin e një Thertoreje Rajonale nga kompania IUMENTIS. Ky fakt është audituar nga KLSH (Kontrolli i Lartë i Shtetit) dhe është dokumentuar në një raport zyrtar.

Në mars të vitit 2019, kompania IUMENTIS lidh një kontratë me subjektin NG STRUCTURES, kompani e drejtuar nga gruaja e Lorenc Bamit. Ky subjekt lëshon një faturë prej 140.000 eurosh për projektimin e Thertores Rajonale. Kjo fature është zbuluar nga postimet e Aleksandra Bamit në rrjetet sociale, ku ajo publikoi foto të projektit dhe emrin e kompanisë.

Në tetor të vitit 2019, kompania IUMENTIS aplikon dhe miratohet për një fond prej 758.000 eurosh nga fondet IPARD. Ky fond u miratua për ndihmën e zhvillimit të Thertores Rajonale në Tepelenë. Dyshimet u ngritën edhe më shumë gjate inspektimit nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa pyet ish-ministren e Bujqësisë, Frida Krifcën dhe Tërmet Peçin se kush e përfitoi këtë investim? Dy zyrtarët pasi ngecin, shprehen se pronari nuk është këtu për momentin.

Në datën 1 shtator 2022, Aleksandra Bami dhe Mateo Shehu kanë shitur 100% të aksioneve të kompanisë IUMENTIS te Lorenc Bamit për një vlerë prej 1000 eurosh, megjithëse kompania ishte fitimprurëse.

Lëkundjet që i ka dhënë Tërmeti buxhetit të shtetit, janë kapur edhe nga “sizmologjia” e SPAK. Sipas raportimeve, më 16 qershor 2025, agjentët e BKH-së dhe Prokuroria e Posaçme kanë zhvilluar një kontroll të befasishëm në ambientet e Bashkisë Tepelenë, në kuadër të një hetimi të nisur për abuzime të dyshuara me tenderë publikë gjatë kohës kur drejtimin e këtij institucioni e mbante ish-kryebashkiaku Tërmet Peçi.

Gjatë operacionit janë sekuestruar dokumente dhe materiale digjitale, të cilat mund të hedhin dritë mbi mënyrën e ndarjes së tenderëve në bashki dhe lidhjet e mundshme klienteliste me kompani private.

E ndërsa SPAK merret me zbërthimin e kompiuterave dhe telefonëve të sekuestruar, kompania e drejtorit të Tërmetit vazhdon të arkëtojë miliarda lekë.

gijotina.com/

 

Të Lidhura

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

nga 27
18:36 | 15/05/2026
0

Imami nga Drenas, Osman Musliu, ka njoftuar se po largohet nga detyra e imamit në xhaminë e qytetit, pasi ka...

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

nga 27
18:32 | 15/05/2026
0

Imami nga Drenas, Osman Musliu, ka njoftuar se po largohet nga detyra e imamit në xhaminë e qytetit, pasi ka...

Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion –

Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion –

nga 27
18:18 | 15/05/2026
0

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Sarandë, Ksamil dhe zonat përreth. Ky aksion po...

Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni –

Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni –

nga 27
17:56 | 15/05/2026
0

Një informacion i mbërritur në Policinë e Durrësit, se personi në kërkim për tentativë vrasje, Fabjan Brahja, qëndronte në kushte...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –

19:28 | 15/05/2026
Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

18:36 | 15/05/2026
Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

18:32 | 15/05/2026
Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion –

Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion –

18:18 | 15/05/2026
Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni –

Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni –

17:56 | 15/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –
  • Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –
  • Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –
  • Policët favorizuan ndërtime pa leje në Ksamil, AMP në operacion –
  • Atentati ndaj “Guçit”/ Si u lokalizua dhe arrestua Fabjan Brahja, në kërkim Bledar Çuni –
  • ‘Fania i Beratit’ duhet të ekstradohet”, gjykatësja angleze i rrëzon pretendimin se mund t’i bëjnë përsëri atentat –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Brunilda, biznes me Tërmet Peçin/ Asfalti i Vlorës, 2.6 MLD lekë firmës së gruas të ish-drejtorit të bashkisë Tepelenë –
  • Hoxha shqiptar lë detyrën dhe hyn në politikë! Mes lotësh njofton kandidimin për deputet! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com