“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre –

20:58 | 11/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës –

Fute ti, dil përjashta –

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli –

Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –

Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi dy ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Sipas mbrojtjes, nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale, Anila Bishës i është shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.

“Ky prodhim është bërë pa miratimin e shprehur apo të nënkuptuar të aktores. Me këto kushte, ne i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën që të bëjë pezullimin e përdorimit të imazhit në vijimësi deri në përfundim të këtij gjykimi. Nëse gjykata do të veprojë bazuar në kërkesën tonë, brenda një afati do të depozitojmë një kërkesë padi. Do të vijojmë procedurat ligjore, por duke mbetur gjithmonë të hapur për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje”, u shpreh Aranit Roshi, avokati i aktores Anila Bisha.

Sipas avokatit Aranit Roshi, kontrata e firmosur në 3 dhjetor 2024 me kompaninë ALEAT ka pasur një objekt të specifikuar mirë, Anila Bisha ka pranuar që figura dhe zëri t’i regjistroheshin (vetëm) për asistenten zadrimore në portalin qeveritar.

“Ka qenë një objekt ekskluziv, një qëllim ekskluziv. Kjo do të thotë që imazhi dhe zëri i saj, të dhënat e saj personale, nuk mund të përdoreshin për asnjë produkt tjetër”, tha avokati.

Këtë mbivendosje të identitetit, mbrojtja e konsideron jo ligjore dhe të rrezikshme, ndërsa kërkon që imazhi i saj të mos përdoret më për ministren “Diella”, deri sa të përfundojë procesi gjyqësor.

“Mund të ndërtohet çfarëdo deklarate, për të cilën paditësja mund të mos jetë dakord. Ky përbën thelbin e cenimit të së drejtës, përdorimi i paautorizuar i të dhënave. Tek avatari i e-Albania, përdorimi i të dhënave lidhej me elemente shumë teknikë dhe shumë specifikë, që kishin të bënin me orientimin e aplikuesve në menunë e e Albania, ndërsa këtu kemi të bëjmë me artikulime të qëndrimeve që mund të bien në kundërshtim me bindjen e aktores. Janë përdorur të dhënat e saj personale në forume ndërkombëtare. Është bërë subjekt meme-sh, është bërë groteske figura e saj pa miratim”, përfundon avokati.

Kërkesa për sigurimin e padisë u ngrit kundër Këshillit të Ministrave, kryeministrit Edi Rama, AKSHI-t dhe kompanisë APEL. Nga ana tjetër, në një reagim për Top Channel, Agjencia për Media dhe Informim, institucioni në varësi të Kryeministrit, e cilëson pretendimin e aktores të pabazë.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të mendojnë dhe të veprojnë përmes mekanizmave ligjorë kundër qeverisë. Në këndvështrimin tonë pretendimi s’ka asnjë bazë, por i mbetet gjykatës ta vendosë kush ka të drejtë”, u shpreh Manjola Hasa, Drejtore e Agjencisë për Media dhe Informim.

Seanca pritet të zhvillohet brenda pesë ditëve në Gjykatën Administrative.

gijotina.com/

Të Lidhura

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës –

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës –

nga 27
21:56 | 16/04/2026
0

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka folur sërish rreth kandidaturës së tij për president të vendit....

Fute ti, dil përjashta –

Fute ti, dil përjashta –

nga 27
21:36 | 16/04/2026
0

Përplasja në studion e Top Story mes Alfred Lela dhe Grida Duma degjeneroi në një nga momentet më të tensionuara...

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli –

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli –

nga 27
21:12 | 16/04/2026
0

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në mes të ditës në Napoli, ku disa persona mbajtën peng rreth 25 qytetarë...

Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –

Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –

nga 27
21:00 | 16/04/2026
0

Një shtetase e huaj është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur...

Para
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia –

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës –

Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës –

21:56 | 16/04/2026
Fute ti, dil përjashta –

Fute ti, dil përjashta –

21:36 | 16/04/2026
Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli –

Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli –

21:12 | 16/04/2026
Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –

Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –

21:00 | 16/04/2026
Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –

Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –

20:58 | 16/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës –
  • Fute ti, dil përjashta –
  • Grabitje me pengje në Napoli, autorët arratisen përmes një tuneli –
  • Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –
  • Braktis foshnjën pas lindjes? E huaja zhduket në Tiranë, në ndjekje nga policia –
  • Vdekja e 19-vjeçares shqiptare trazon Greqinë. Reagojnë autoritetet –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Zgjedhja e Presidentit, Konjufca sinjal tërheqjeje për një emër jashtë politikës –
  • Fute ti, dil përjashta –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com