“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Diella” përfundon në gjyq, aktorja Anila Bisha e padit për përdorimin e imazhit të saj si ministre –

20:58 | 11/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve –

Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet –

Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë –

Furgoni përplaset me një makinë në aksin Maqellarë-Peshkopi, dy të lënduar niset drejt Tiranës (Emrat) –

Në 11 shtator 2025, asistentja virtuale e e-Albania, Diella mori një detyrë të re, atë të ministres së parë, të krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Por, për këtë detyrë, aktorja Anila Bisha që kishte pranuar që imazhi i saj të përdorej për avatarin e platformës e-Albania, nuk është pyetur. Me këtë pretendim, artistja dorëzoi dy ditë më parë në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë një kërkesë proceduriale për marrjen e masës së sigurimit të padisë.

Sipas mbrojtjes, nga përdorimi i paautorizuar i të dhënave personale, Anila Bishës i është shkaktuar një dëm i madh, i menjëhershëm dhe i pakthyeshëm.

“Ky prodhim është bërë pa miratimin e shprehur apo të nënkuptuar të aktores. Me këto kushte, ne i jemi drejtuar gjykatës me kërkesën që të bëjë pezullimin e përdorimit të imazhit në vijimësi deri në përfundim të këtij gjykimi. Nëse gjykata do të veprojë bazuar në kërkesën tonë, brenda një afati do të depozitojmë një kërkesë padi. Do të vijojmë procedurat ligjore, por duke mbetur gjithmonë të hapur për ta zgjidhur çështjen me marrëveshje”, u shpreh Aranit Roshi, avokati i aktores Anila Bisha.

Sipas avokatit Aranit Roshi, kontrata e firmosur në 3 dhjetor 2024 me kompaninë ALEAT ka pasur një objekt të specifikuar mirë, Anila Bisha ka pranuar që figura dhe zëri t’i regjistroheshin (vetëm) për asistenten zadrimore në portalin qeveritar.

“Ka qenë një objekt ekskluziv, një qëllim ekskluziv. Kjo do të thotë që imazhi dhe zëri i saj, të dhënat e saj personale, nuk mund të përdoreshin për asnjë produkt tjetër”, tha avokati.

Këtë mbivendosje të identitetit, mbrojtja e konsideron jo ligjore dhe të rrezikshme, ndërsa kërkon që imazhi i saj të mos përdoret më për ministren “Diella”, deri sa të përfundojë procesi gjyqësor.

“Mund të ndërtohet çfarëdo deklarate, për të cilën paditësja mund të mos jetë dakord. Ky përbën thelbin e cenimit të së drejtës, përdorimi i paautorizuar i të dhënave. Tek avatari i e-Albania, përdorimi i të dhënave lidhej me elemente shumë teknikë dhe shumë specifikë, që kishin të bënin me orientimin e aplikuesve në menunë e e Albania, ndërsa këtu kemi të bëjmë me artikulime të qëndrimeve që mund të bien në kundërshtim me bindjen e aktores. Janë përdorur të dhënat e saj personale në forume ndërkombëtare. Është bërë subjekt meme-sh, është bërë groteske figura e saj pa miratim”, përfundon avokati.

Kërkesa për sigurimin e padisë u ngrit kundër Këshillit të Ministrave, kryeministrit Edi Rama, AKSHI-t dhe kompanisë APEL. Nga ana tjetër, në një reagim për Top Channel, Agjencia për Media dhe Informim, institucioni në varësi të Kryeministrit, e cilëson pretendimin e aktores të pabazë.

“Shqipëria është një vend i lirë dhe demokratik, ku qytetarët kanë të drejtë të mendojnë dhe të veprojnë përmes mekanizmave ligjorë kundër qeverisë. Në këndvështrimin tonë pretendimi s’ka asnjë bazë, por i mbetet gjykatës ta vendosë kush ka të drejtë”, u shpreh Manjola Hasa, Drejtore e Agjencisë për Media dhe Informim.

Seanca pritet të zhvillohet brenda pesë ditëve në Gjykatën Administrative.

gijotina.com/

Të Lidhura

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve –

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve –

nga 27
10:07 | 19/05/2026
0

Italia mbetet një pikë referimi për FSHF dhe Armand Dukën, pasi edhe këtë herë kreu i futbollit shqiptar ka vendosur...

Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet –

Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet –

nga 27
09:47 | 19/05/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur me procesin penal ndaj tij, duke e cilësuar çështjen...

Ne kemi një plan konkret, pala tjetër tallava –

Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë –

nga 27
09:17 | 19/05/2026
0

Jeta në Tiranë është kthyer në një makth të përditshëm për banorët e saj, të cilët përballen me një kombinim...

Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

Furgoni përplaset me një makinë në aksin Maqellarë-Peshkopi, dy të lënduar niset drejt Tiranës (Emrat) –

nga 27
08:55 | 19/05/2026
0

Një aksident automobilistik është regjistruar në aksin nacional Maqellarë–Peshkopi, ku sipas të dhënave të para një fugon është përplasur me...

Para
“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia –

“Jemi cënuar”, Elbasani reagon pas ndeshjes ndaj Partizanit, shkak penalltia -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve –

Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve –

10:07 | 19/05/2026
Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet –

Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet –

09:47 | 19/05/2026
Ne kemi një plan konkret, pala tjetër tallava –

Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë –

09:17 | 19/05/2026
Tragjedi rrugore në Fushë Krujë–Milot, humb jetën një grua – dy të plagosur –

Furgoni përplaset me një makinë në aksin Maqellarë-Peshkopi, dy të lënduar niset drejt Tiranës (Emrat) –

08:55 | 19/05/2026
“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni –

Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi –

08:23 | 19/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve –
  • Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet –
  • Duhen 100 vite punë për një shtëpi në Tiranë, çmimet i ka rritur paraja e pistë –
  • Furgoni përplaset me një makinë në aksin Maqellarë-Peshkopi, dy të lënduar niset drejt Tiranës (Emrat) –
  • Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi –
  • Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kombëtarja shqiptare me trajner të ri, ja kush do e pasojë Sylvinhon në krye të kuqezinjve –
  • Procesi farsë ndaj meje është i orkestruar politikisht, duhet tranparencë dhe legjitimitet –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com