Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

17:56 | 04/02/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës

Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK, ja për çfarë u mos në pyetje –

Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin! –

Do mbështes SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit! –

Burra që deri më 31 dhjetor 2025 janë dënuar me vendim të formës së prerë apo u ka mbetur edhe 3 vite burg dhe vendimi ka marrë formë të prerë dhe gra që janë dënuar me 4 vite burg me vendim të formës së prerë deri në fund të vitit të kaluar, me përjashtim të disa kategorive të veprave penale, do të lirohen menjëherë nëse Kuvendi do t’i japë dritën jeshile këtij drafti amnistie penale që qeveria ka përgatitur.

Sipas draftit që do të kalojë nga Këshilli i Ministrave në Kuvend, pritet të përfitojnë mbi 10 mijë persona, me 380 të burgosur që pritet të lirohen menjëherë dhe 980 të tjerë që përfitojnë ulje dënimi.

Lirim të menjëhershëm do të përfitojnë edhe të gjitha gratë që deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji do t’u ketë mbetur edhe 4 vite burg për të vuajtur, pavarësisht masës së dënimit, apo burrat që  deri në hyrjen në fuqi të ligjit do të kenë edhe 3 vite të tjera burgim, pavarësisht sa janë dënuar.

Duke përjashtuar të gjithë të dënuarit për një sërë veprash penale, do të lirohen gjithashtu të gjitha gratë që në momentin kur hyn ligji në fuqi kanë mbushur 50 vjeç apo burrat mbi 60-vjeç apo edhe të dënuarit të rinj, të cilët në kohën e kryerjes së veprës penale kanë qenë 18 vjeç ose më të vegjël.

LIROHEN MENJËHERË NGA BURGU (me përjashtimet e ligjit)
Burrat e dënuar deri në 3 vite ose më pak
Gratë e dënuara deri në 4 vite ose më pak
Burrat që u ka mbetur deri në 3 vite burg
Gratë që u ka mbetur deri në 4 vite burg
Burrat që janë 60-vjeç ose më shumë
Gratë që janë 50-vjeç ose më shumë
Të gjithë ata që ishin 18-vjeç kur kryen krimin

Ulje e dënimit
Përveç rreth 380 të burgosurve që përfitojnë lirim të menjëhershëm, rreth 1000 të tjerë do të duhet të kënaqen me ulje të dënimit. Në draft është parashikuar ulja e dënimit me 1 vit për burrat dhe 1 vit e gjysmë për gratë dhe të miturit. Por dhe këtu përjashtohen të gjithë personat e dënuar nga GJKKO, të dënuarit me burgim të përjetshëm, ata që i janë shmangur drejtësisë dhe të dënuar për vrasje në rrethana cilësuese, vrasja e funksionarit publik, vrasja e punonjësit të policisë dhe vrasja në familje.

Pushimi i ndjekjes penale
Gati 9000 qytetarë të tjerë pritet të përfitojnë nga amnistia penale përmes shuarjes së hetimit apo gjykimit ndaj tyre. Pra ndaj tyre nuk do të vijojë më hetimi apo gjykimi. Drafti parashikon përjashtimin nga ndjekja penale për të gjitha çështjet në hetim, çështjet e pashqyrtuara si dhe kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për krimet e bëra deri më 31 dhjetor 2025. Kjo për veprat për të cilat, Kodi Penal dhe Kodi Penal Ushtarak, parashikon dënim deri në 3 vjet burg, me përjashtim të veprave që kanë kriteret ndaluese.

Kush përjashtohet nga aministia
Përjashtohen si përfitues të kësaj amnistie penale, përveç uljes me një vit apo një vit e gjysmë të dënimet, të gjithë të dënuarit për vepra të rënda penale, janë plot 19 kategori të tilla, duke filluar nga krimet kundër njerëzimit, krime kundër jetës, krime seksuale, vepra kundër fëmijëve, veprat penale që prekin zgjedhjet e lira, bandat e armatosura dhe organizata kriminale, si dhe veprat e korrupsionit.

VEPRA PENALE QË PËRJASHTOHEN NGA AMNISTIA
Krime kundër njerëzimit
Krime kundër jetës
Krime kundër shëndetit
Krime seksuale
Krime kundër lirisë së personit
Krime kundër moralit dhe dinjitetit
Krime kundër fëmijëve, martesës e familjes
Krime kundër pasurisë dhe në sferën ekonomike
Krime të falsifikimit të dokumenteve
Krime kundër të tokës e të ndërtimeve
Krime kundër mjedisit
Krime kundër pavarësisë e rendit kushtetues
Krime që cenojnë marrëdhëniet me shtetet e tjera
Krime me qëllime terroriste
Krime kundër autoritetit të shtetit
Krime kundër drejtësisë
Krime kundër zgjedhjeve
Krimet nga banda të armatosura dhe organizata kriminale
Krime që gjykohen nga GJKKO

Të gjitha të arratisur dhe që i janë shmangur drejtësisë nuk përfitojnë asnjë kategori nga amnistia, duke përfshirë lirimin, uljen e dënimit apo edhe pushimin e ndjekjes penale.

gijotina.com/

Të Lidhura

Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës

Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës

nga 27
19:56 | 20/05/2026
0

Ditën e sotme është zhvilluar një kontroll i befasishëm në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Rrogozhinë, me qëllim...

Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK, ja për çfarë u mos në pyetje –

Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK, ja për çfarë u mos në pyetje –

nga 27
18:58 | 20/05/2026
0

SPAK e ka pyetur deputetin socialist Tërmet Peçi për një hetim të hapur për kohën kur ai ka drejtuar bashkinë...

Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin! –

Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin! –

nga 27
18:46 | 20/05/2026
0

Behgjet Pacolli ka thënë në një reagim në rrjetet sociale se aeroportin e Vlorës mund ta marrin, pasi nuk ka...

Do mbështes SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit! –

Do mbështes SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit! –

nga 27
18:16 | 20/05/2026
0

I nominuari i presidentit amerikan Donald Trump për ambasador të SHBA në Shqipëri, Eric Wendt, foli në Komitetin e Jashtëm...

Para
Gati Amnistia Penale:1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi –

1400 të burgosur dhe 9000 veta nën akuzë përfitojnë lirinë, ulje të dënimit dhe pushim hetimi -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës

Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës

19:56 | 20/05/2026
Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK, ja për çfarë u mos në pyetje –

Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK, ja për çfarë u mos në pyetje –

18:58 | 20/05/2026
Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin! –

Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin! –

18:46 | 20/05/2026
Do mbështes SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit! –

Do mbështes SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit! –

18:16 | 20/05/2026
“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

“Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –

15:30 | 20/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës
  • Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK, ja për çfarë u mos në pyetje –
  • Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin! –
  • Do mbështes SPAK, luftë korrupsionit dhe krimit! –
  • “Bota rrezikon të kthehet te ligji i xhunglës”, Xi kritikon Trumpin gjatë takimit me Putin në Pekin –
  • Trump deklaroi se lufta do të përfundojë shumë shpejt, bien çmimet e naftës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kontrolli në IEVP, zbulohen telefona në burgun e Rrogozhinës
  • Deputeti i PS-së, Tërmet Peçi paraqitet në SPAK, ja për çfarë u mos në pyetje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com