Trajneri Gianni De Biasi ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen kundër Izraelit. Kjo sfidë është e vleshme për eliminatoret e kampionatit botërorit Rusi 2018. Për fat të mirë sulmuesi Armado Sadiku është rikuperuar nga dëmtimi që pati në gju dhe do të jetë i gatshëm të luajë në ndeshjen e së shtunës.
Lista e plotë e lojtarëve të grumbulluar:
Portierë: Berisha, Hoxha, Strakosha, Shehi.
Mbrojtës: Aliji, Djimsiti, Hysaj, Agolli, Mavraj, Ajeti, Veseli.
Mesfushorë: Basha, Memushaj, Roshi, Hyka, Lila, Lenjani, Xhaka, Kukeli, Grezda, Abrashi.
Sulmues: Balaj, Çani, Sadiku, Llullaku, Manaj.
Shqipëria dhe Izraeli kanë që të dyja nga 6 pikë, por kombëtarja jonë është një vend më lart se Izralei dhe konkretisht në vend të tretë për shkak të golavarazhit.
Ndeshja midis dy skuadrave do të zhvillohet ditën e shtunën në stadiumin Loro Boriçi të Shkodrës.