Pesë shqiptarë, të cilët ishin emigrantë të parregullt janë arrestuar nga policia greke në rajonin e Follorinës mëngjesin e sotëm (6 nëntor).
Policia greke sqaron se shqiptarët nga mosha 21 deri 43 vjeç kanë hyrë në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit shqiptaro-grek.
Policia ka arritur të sekuestrojë një sasi prej 74 kg kanabis sativa të ndara në 53 pako dhe 4 telefona celularë.
Të arrestuarit do të dalin përpara prokurorit të Kosturit.