Shërbimet meteorologjike kanë paralajmëruar reshje të dendura shiu dhe përmbytje në zonat veriore dhe verilindore të vendit.
Nisur nga këto parashikime Ministria e Bujqësisë i ka kërkuar Bordeve te Kullimit dhe strukturave të tjera që të jenë në gatishmëri, të mbajnë në gjendje pune dhe nën monitorim të vazhdueshëm hidrovoret, argjinaturat dhe të kenë në gjendje punë të gjithë ekskavatorët.
Po ashtu, është kërkuar edhe që të merren masa për furnizimin pa nderprerje me energji elektrike të hidrovoreve në zonat e ulëta për te përballuar reshjet që pritet të bien në ditët në vijim.