Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria Rama mori 300 mln euro kredi për ujësjellësit në 10 vite, por problemi i ujit të pijshëm nuk u zgjidh –

08:35 | 30/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –

Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –

Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –

Qeveria e Shqipërisë ka marrë rreth 589 milionë euro kredi të huaja për të financuar sektorin e ujësjellës-kanalizimeve, nga të cilat rreth 300 milionë euro janë kredi të marra pas vitit 2015, sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Duke përfshirë edhe financimet nga buxheti i shtetit dhe tarifat që paguajnë qytetarët për financimin e shërbimit, vendi duhet t’i kishte të zgjidhura tashmë çështjet e furnizimit me ujë të pijshëm, por ka ndodhur krejt e kundërta.

Megjithë këto financime, humbjet e ujit në rrjet janë të njëjta në dekadën e fundit. Të dhënat e Entit Rregullator të Ujit tregojnë se humbjet teknike në rrjet ishin 67 për qind në vitin 2024, ndërsa 64% në vitin 2023 dhe në një nivel të ngjashëm edhe më herët.

Nga rreth qindra projekte të financuara me kredi të huaja deri në vitin 2025, sektori i ujësjellës-kanalizimeve ka përthithur rreth 599 milionë euro në periudhën 1990–2025.

Në një vend me popullsi si Shqipëria, kjo shumë do të mjaftonte për të ndryshuar rrënjësisht furnizimin me ujë. Nëse këto investime do të ishin përqendruar në uljen e humbjeve në rrjet, Shqipëria sot do të ishte shumë pranë furnizimit të pandërprerë me ujë në zonat urbane dhe turistike.

Humbjet aktuale në rrjet janë mbi 60% dhe tregojnë se problemi nuk është te prodhimi i ujit, por te keqmenaxhimi, pasi uji nuk faturohet.

Ekspertët pohojnë se vetëm përgjysmimi i humbjeve do të sillte një rritje reale të furnizimit me 30–40%, pa ndërtuar burime të reja. Shumica e qyteteve të mëdha do të kishin 24 orë në ditë furnizim me ujë.

Investimet janë shpërndarë në një numër të madh projektesh të vogla, shpesh të fokusuara në ndërtimin e infrastrukturës së re, pa ndërhyrë në mënyrën se si operon sistemi.

Sipas të dhënave zyrtare, kapaciteti mesatar vjetor i të gjitha burimeve të ujit të përdorura për prodhimin e ujit të pijshëm nga shoqëritë ujësjellës-kanalizime të monitoruara për vitin 2021 ishte 495 milionë metra kub. Po në këtë vit, vëllimi i përgjithshëm i ujit të prodhuar ishte 311,2 milionë metra kub, ndërsa kërkesa totale ishte 100 milionë metra kub.

Të dhënat tregojnë se uji total i disponueshëm për të gjitha shoqëritë UK tejkalon kërkesën kombëtare nga konsumatorët që ato shërbejnë me rreth 80%, por ndërkohë qytetet dhe zonat rurale të vendit, në shumë raste, vuajnë nga mungesa e ujit. Uji prodhohet, por nuk shndërrohet në shërbim të qëndrueshëm për konsumatorin./Monitor

Të Lidhura

Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –

Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –

nga 27
12:29 | 30/12/2025
0

Kryeministri Edi Rama, dujke vijuar t’u përgjigjet pyetjeve të gazetarëve gjatë konferencës së fundvitit, duke iu referuar dosjes së Belinda...

Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

nga 27
12:03 | 30/12/2025
0

Në mbyllje të vitit 2025, Edi Rama zhvilloi mesditën e sotme në Kryeministri konferencën e fundvitit në praninë e gazetarëve....

Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –

Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –

nga 27
11:45 | 30/12/2025
0

Pas një pushimi të shkurtër dimëror, futbolli shqiptar rikthehet më 10 janar, duke sjellë jo vetëm sfidat e fazës 1/8...

Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –

Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –

nga 27
11:25 | 30/12/2025
0

Ish zv-kryeministri dhe ish-ministri i Bujqësisë, Zyhdi Pepa, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare. Lajmi është bërë bëhet me dije...

Para
Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren –

Festimet e ndërrimit të viteve, policia e Tiranës lajmëron masat e sigurisë që do të merren -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –

Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –

12:29 | 30/12/2025
Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

12:03 | 30/12/2025
Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –

Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –

11:45 | 30/12/2025
Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –

Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –

11:25 | 30/12/2025
Aksident në aksin Fier-Levan, lëndohen dy drejtuesit e mjeteve –

Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri) –

11:03 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –
  • Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –
  • Futbolli shqiptar rikthehet me ndeshje të zjarrta, FSHF zbulon kalendarin e Kupës dhe të Superiores –
  • Ndahet nga jeta ish-zv.kryeministri dhe ish-ministri socialist Zyhdi Pepa –
  • Sherr në spitalin e Fierit, 44-vjeçari plagos me thikë punonjësin e sigurisë (Emri) –
  • Lezhë/ Një person gjendet i vdekur,me plagë nga armë zjarri në trup, dyshime e para –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjueti shtrigash, mesazhet nuk janë prova –
  • Shqipëria mbetet lider në rajon për funksionimin e administratës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com