Thellohet skandali i “Air Albania”/ Punonjësit pa paga prej muajsh, kompania përdoret për udhëtime qeveritare – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thellohet skandali i “Air Albania”/ Punonjësit pa paga prej muajsh, kompania përdoret për udhëtime qeveritare –

09:00 | 23/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –

Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

Një punonjës i kompanisë ajrore “Air Albania” ka denoncuar së fundmi, atë që tashmë po shihet hapur si rrëshqitja e kompanisë drejt falimentimit.

Sipas tij, situata financiare është jashtë kontrollit dhe pasojat më të rënda po i vuajnë punonjësit dhe qytetarët.

Punonjësi bën me dije se stafi i Air Albania ka rreth katër muaj pa marrë paga, ndërsa sigurimet shoqërore nuk janë paguar prej më shumë se një viti e gjysmë. Ai thotë se kjo gjendje ka krijuar pasiguri të plotë për qindra familje që varen nga kjo punë.

Sipas informacionit të dhënë, disa nga avionët e kompanisë janë tërhequr ose sekuestruar nga kompanitë pronare për shkak të qirave mujore të papaguara. Një avion tjetër i marrë me qira nga një kompani bullgare ka mbetur përkohësisht në përdorim, por edhe atij i është hequr licenca e operimit pasi nuk plotësonte kushtet minimale të kërkuara nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Pavarësisht këtij realiteti, Air Albania vijon të shesë bileta online, ndërkohë që fluturime të shumta anulohen në moment të fundit. Sipas denoncimit, pasagjerët shpesh mbeten pa asnjë sqarim dhe, në shumë raste, pa rimbursim të parave, duke u lënë në mëshirë të fatit.

Punonjësi denoncon gjithashtu se anulime të fluturimeve ndodhin edhe për arsye jo komerciale, pasi avionët përdoren për udhëtime zyrtare qeveritare, ndërsa pasagjerët e zakonshëm mbeten të bllokuar dhe pa zgjidhje.

Ky denoncim përforcon një sërë ankesash të publikuara më herët, ku dhjetëra pasagjerë kanë raportuar anulime të përsëritura, mungesë totale informacioni, zyra të mbyllura dhe një kaos komunikimi mes Air Albania dhe Turkish Airlines për fluturimet e përbashkëta.

Situata e krijuar po ngre pikëpyetje serioze mbi funksionimin real të kompanisë ajrore, e cila u promovua me bujë si “linja kombëtare”, por sot duket se po shembet mbi kurrizin e punonjësve dhe qytetarëve.

Të Lidhura

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

nga 27
10:34 | 05/05/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alqi Bllako është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme për çështjen e inceneratorëve. Bllako është paraqitur...

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

nga 27
10:14 | 05/05/2026
0

Në kuadër të kontrolleve të befasishme dhe të intensifikuara në sistemin penitenciar, janë evidentuar dhe goditur raste të tjera të...

Bordi për produktet e shportës, GJK shqyrton padinë më 31 janar

Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –

nga 27
10:10 | 05/05/2026
0

Sot në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimit të depozituar nga deputetët e opozitës lidhur me...

Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

nga 27
09:48 | 05/05/2026
0

Gazetari Artan Hoxha thotë se në Shqipëri, paratë që gjenerohen nga korrupsioni i zyrtarëve dhe politikanëve e kanë tejkaluar volumin...

Para
Skandalet e Ballukut/ BE skualifikon qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë –

Skandalet e Ballukut/ BE skualifikon qeverinë shqiptare nga Ministeriali i Energjisë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –

10:34 | 05/05/2026
Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

10:14 | 05/05/2026
Bordi për produktet e shportës, GJK shqyrton padinë më 31 janar

Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –

10:10 | 05/05/2026
Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –

09:48 | 05/05/2026
Mashtrimi/ Prokuroria dërgon për gjykim 15 shoqëri call center –

Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët –

09:28 | 05/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –
  • Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –
  • Kushtetuesja shqyrton ankimimin e PD për ngritjen e Komisionit Hetimor për McGonigal dhe zgjedhjet e 11 majit –
  • Kemi kriminalizuar shtetin, paratë e përfituara nga korrupsionit janë më shumë se ato të drogës –
  • Si rrjeti përfitoi 50 milionë euro duke mashtruar qytetarët –
  • Sonte mësohet finalisiti i parë, Arsenali kërkon të shkruajë historinë në tempullin anglez përballë Atletico Madrid –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Inceneratorët/ Ish-deputeti socialist, Alqi Bllako paraqitet në GJKKO –
  • Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen disa celularë në Fushë-Krujë dhe Peqin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com