A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA?

15:30 | 15/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Përkeqësimi i perceptuar i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk lidhet vetëm me çështjen e Listës Serbe dhe raportet me Serbinë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri.

Politikologu serb, Ognjen Gogiq, beson gjithashtu se “veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara” të autoriteteve të Kosovës janë arsyeja kryesore e përkeqësimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së dhe shton se diplomatët amerikanë kanë paralajmëruar disa herë se Kosova, për shkak të këtyre veprimeve, po rrezikon bashkëpunimin e ndërsjellë.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar më 11 dhjetor se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë të mira dhe se mospajtimet lidhen kryesisht me Serbinë dhe strukturat e saj, e kurrë me çështje dypalëshe.

Read more

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Ai ka shtuar se ka pasur raste kur Shtetet e Bashkuara kanë vlerësuar se qëndrimi i tij ndaj Serbisë ka qenë tepër rigoroz.

Qeveria e tij, qysh në vitin e kaluar, ka nisur mbylljen e institucioneve të Serbisë në Kosovë, me arsyetimin se ato kanë qenë paralele dhe të paligjshme.

Kjo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e komunitetit serb, por edhe kritika të ashpra nga vendet perëndimore, për shkak se, siç është thënë, nuk është ofruar një zgjidhje alternative për sigurimin e shërbimeve për qytetarët.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për t’i komentuar pretendimet e Kurtit, por nuk ka marrë përgjigje.

Muhaxhiri vlerëson se është naive të besohet që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat “i tejkalojnë klasifikimet tipike politike, për shkak të ndikimit jetik që SHBA-ja ka pasur në të kaluarën e afërt të Kosovës”, mund të reduktohen në “një shpjegim të thjeshtuar ditor politik për një situatë praktikisht joekzistente”.

Gogiq, në anën tjetër, kujton se Shtetet e Bashkuara kanë pezulluar dialogun strategjik me Kosovën, si pasojë e kritikave që Kurti i ka bërë Gjykatës Kushtetuese, e cila ka marrë vendime në favor të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, që gëzon mbështetje nga Beogradi.

Në shtator të këtij viti, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar përkohësisht këtë proces me Kosovën, për shkak të shqetësimeve lidhur me veprimet e Qeverisë në detyrë.

Dialogu strategjik ka pasur qëllim forcimin e lidhjeve ekonomike dhe diplomatike mes dy vendeve, por veprimet e Kurtit janë parë si pengesë për përparim.

A ka çështje të tjera të hapura?

Muhaxhiri thekson se Kurti, për vite me radhë, ka qenë “kritik shumë i ashpër i mënyrës se si politikanët kosovarë janë sjellë ndaj Shteteve të Bashkuara”, duke i akuzuar ata për “nënshtrim pa dinjitet”.

Pasi ka marrë pushtetin, thotë Muhaxhiri, Kurti e ka bërë të qartë se ky raport do të ndryshojë dhe do të bazohet në reciprocitet dhe barazi.

“Me ndryshimin e kësaj dinamike të marrëdhënieve të pushtetit, ai ka projektuar zbatimin e strategjive më sovrane të Kosovës dhe vendimmarrje më autonome, duke e futur vendin në një lloj faze ‘post-amerikane’, ku Uashingtoni nuk mund të llogarisë gjithmonë automatikisht në ‘po’-në e Kosovës. Megjithatë, Kurti asnjëherë nuk ka shpjeguar qartë se si synon ta diversifikojë nivelin e ndryshuar të mbështetjes së superfuqisë botërore me aleatë të tjerë globalë – gjë që është absolutisht e domosdoshme për progresin e Kosovës”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Gogiq thotë se, në teori, është e mundur që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione individuale ndaj personave që “ua komplikojnë gjërat në Ballkan”.

“Për Kosovën, një ndëshkim i mjaftueshëm është edhe fakti që SHBA-ja po e zvogëlon interesimin për këtë vend. Kosova vështirë se mund të funksionojë pa mbështetjen e SHBA-së”, thotë Gogiq për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se SHBA-ja, para zgjedhjeve lokale në Kosovë, e ka paralajmëruar Lëvizjen Vetëvendosje, të udhëhequr nga Kurti, që të mos përpiqet ta eliminojë Listën Serbe nga gara zgjedhore.

Vetëvendosja ka tentuar katër herë gjatë këtij viti që ta pengojë atë të marrë pjesë në zgjedhje – gjë që ka nxitur kritika të ashpra nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kosova vepron në kundërshtim me atë që thonë amerikanët, sikur me inat… Përveç faktit që amerikanët i kanë kritikuar të gjitha këto veprime, SHBA-ja edhe e ka humbur interesimin për këtë rajon – përfshirë edhe Kosovën. Kur Kosova nuk është strategjikisht e rëndësishme për amerikanët – e megjithatë pa arsye krijohen probleme – kjo ua shton atyre barrën. Prandaj, këto marrëdhënie janë mjaft të dëmtuara”, vlerëson Gogiq, duke shtuar se tani do të jetë e vështirë për Kosovën t’i përmirësojë ato.

Në Strategjinë e re të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Kosova përmendet vetëm në kapitullin e “parimeve” si një nga sukseset e presidentit amerikan, Donald Trump, në arritjen e paqes mes saj dhe Serbisë.

Por, në Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare theksohet se Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit të Marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është një “hap pozitiv përpara në avancimin e normalizimit midis dy vendeve” dhe bëhet thirrje për zbatimin e saj.

Po ashtu, theksohet se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të mbështesin një marrëveshje përfundimtare gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, bazuar në njohjen reciproke.

A është Lista Serbe pengesë në marrëdhëniet me SHBA-në?

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në një intervistë për televizionin lokal, Kanal 10, se Qeveria e tij nuk mund ta shpallë Listën Serbe organizatë terroriste, sepse këtë duhet ta bëjnë organet e drejtësisë.

Ai beson se ka bazë për një veprim të tillë, pasi Lista Serbe kurrë nuk është distancuar nga ish-nënkryetari i saj, Millan Radoiçiq, i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë – pjesa veriore e Kosovës – në shtator të vitit 2023.

Një polic është vrarë në këtë sulm, ndërsa në përleshjet e armatosura që kanë pasuar janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Kurti ka kujtuar se organizatat serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” janë shpallur terroriste, por se partnerët perëndimorë, sipas tij, kanë refuzuar t’i shpallin të tilla.

Muhaxhiri thekson se Lista Serbe nuk mund t’i përcaktojë vetë marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së apo vendeve të tjera perëndimore.

Sipas tij, ajo shërben më shumë si “mbulesë për të larguar vëmendjen nga problemet reale që fshihen nën këtë diskurs”.

“Është mirë e ditur beteja e Kurtit ndaj Listës Serbe që është kryesisht performative dhe simbolike, sepse i mungojnë të gjitha elementet e nevojshme të seriozitetit institucional. Të gjitha këto shërbejnë vetëm për të mobilizuar pjesën më radikale të elektoratit të tij, sidomos në realitetin virtual të rrjeteve sociale. Nëse ideja e tij do të ishte reale, qasja do të ishte krejtësisht ndryshe”, vlerëson Muhaxhiri.

Ai përfundon se të gjitha veprimet e Kurtit ndaj Listës Serbe apo Beogradit hyjnë në kuadrin e “lojërave politike propagandistike” dhe se ndikimi i tyre do të mbetet vetëm në këtë nivel./REL

The post A fshihet diçka tjetër, përtej çështjes serbe, në mosmarrëveshjet Kosovë-SHBA? appeared first on 27.

Të Lidhura

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

nga 27
23:01 | 01/02/2026
0

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

nga 27
22:47 | 01/02/2026
0

Dokumente të reja të bëra publike nga Departamenti i Drejtësisë Amerikane në kuadër të hetimeve ndaj Jeffrey Epstein hedhin dritë...

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

nga 27
22:33 | 01/02/2026
0

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht...

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

nga 27
22:15 | 01/02/2026
0

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen...

Para
Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf –

Mbyllet Luvri, punonjësit në grevë/ Kërkojnë investime urgjente dhe më shumë staf -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –

23:01 | 01/02/2026
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

22:47 | 01/02/2026
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –

22:33 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:15 | 01/02/2026
Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –

22:13 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –
  • Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane –
  • Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Dosja Epstein përmend emra të lidhur me Kosovën, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012 –
  • Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin –
  • “E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com