Shqipëria mbetet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shqipëria mbetet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë –

13:20 | 07/05/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –

Bordi i Transparencës është një tallje –

Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të –

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

Shqipëria renditet si një nga 10 vendet që ka numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat.

Sipas të dhënave, që për Shqipërinë janë të disponueshme për vitin 2023, në vend kishte 182 të burgosur për 100 mijë banorë, nga 113 që është mesatarja e Bashkimit Europian për 2024 dhe 111 në 2023-n.

Rekordin në Europë e mban Turqia, që në vitin 2024 kishte 342 të burgosur për 100 mijë banorë, gjithsesi me rënie nga viti i mëparshëm, kur shifra ishte 449.

Mali i Zi kishte 170 të burgosur për 100 mijë banorë në 2023-n, ndërsa në 2024-n treguesi u rrit në 191, duke kryesuar në rajon, së bashku me Shqipërinë. Edhe Serbia ka shifër të lartë, në 173-176, për 100 mijë banorë, ndërsa Maqedonia e Veriut është e fundit (133-134).

Nuk ka të dhëna për Kosovën dhe Bosnjë Hercegovinën.

Europa
Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE kishte 1 të burgosur për çdo 883 banorë, ose 113 të burgosur për 100 mijë banorë, pak më shumë se në vitin 2023, kur norma ishte 111.

Në vitin 2024, norma më e lartë e të burgosurve për 100 mijë banorë në BE u regjistrua në Hungari, me 193, e ndjekur nga Polonia, me 191, Letonia, me 187, dhe Çekia, me 178.

Norma më e ulët ishte në Finlandë, me 57, e ndjekur nga Holanda, me 67, si dhe Danimarka dhe Gjermania, secila me 70.

Në vitin 2024, në BE kishte rreth 509 mijë të burgosur, ose 8.0% më pak se në vitin 2012, kur numri arriti në rreth 553 mijë, niveli më i lartë që nga viti 1993.

Pas një periudhe stabiliteti në vitet 2017-2019, numri i të burgosurve ra me 6.6% në vitin 2020, me gjasë si pasojë e masave të lidhura me COVID-19. Më pas, nga viti 2021 deri në 2024, numri i të burgosurve u rrit gjithsej me 9.8%.

Shqipëria ka nivelin më të ulët të grave të burgosura në Europë

Në Shqipëri, pjesa më e madhe e të burgosurve janë meshkuj, ndërsa përqindja e femrave është më e ulëta në Europë, me vetëm 1.4%. Mesatarja e femrave të burgosura në Bashkimin Europian është 5.5%. Në rajon, rekordin e mban Serbia, ku gati 5% e të burgosurve janë gra.

Sipas Eurostat, në vitin 2024, në BE 1 në 18 të burgosur të rritur ishte grua, ose 5.5% e popullsisë totale në burgje, pothuajse njësoj si në vitin 2023, kur ky tregues ishte 5.4%.

Pesha e grave në burgje ndryshon sipas vendeve të BE-së. Në vitin 2024, përqindja më e lartë u regjistrua në Hungari, me 8.7%, e ndjekur nga Çekia, me 8.6%, Malta, me 8.4%, dhe Suedia, me 7.9%.

Përqindja më e ulët ishte në Francë, me 3.4%, e ndjekur nga Belgjika, me 4.1%, dhe Bullgaria, me 4.3%./ Monitor

Të Lidhura

Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –

Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –

nga 27
13:40 | 07/05/2026
0

Nga foltorja e Kuvendit, kryetari i PD, Sali Berisha hodhi akuza të rënda ndaj qeverisë në lidhje me politikat fiskale...

Bordi i Transparencës është një tallje –

Bordi i Transparencës është një tallje –

nga 27
13:30 | 07/05/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo u shpreh se Shqipëria ndodhet e papërgatitur përballë një krize të mundshme energjetike dhe...

Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të –

Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të –

nga 27
12:54 | 07/05/2026
0

Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” dhuroi përballje të forta dhe paraqitje të spikatura nga disa prej futbollistëve të...

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

nga 27
12:41 | 07/05/2026
0

Publikohet menuja e ushqimet që kanë konsumuar 56 studentët e Akademisë së Sigurisë, të cilët dyshohet se u helmuan dhe...

Para
Bordi i Transparencës është një tallje –

Bordi i Transparencës është një tallje -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –

Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –

13:40 | 07/05/2026
Bordi i Transparencës është një tallje –

Bordi i Transparencës është një tallje –

13:30 | 07/05/2026
Qeveria miraton Amnistinë Penale/ Lirohen nga burgu 447 persona, ulet dënimi për 853 të tjerë –

Shqipëria mbetet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë –

13:20 | 07/05/2026
Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të –

Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të –

12:54 | 07/05/2026
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –

12:41 | 07/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –
  • Bordi i Transparencës është një tallje –
  • Shqipëria mbetet ndër vendet me numrin më të lartë të të burgosurve në Europë, por më i ulëti për gratë –
  • Zgjidhet formacioni më i mirë, Shehi shpallet trajneri i javës së 35-të –
  • U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë –
  • Pjesë e një grupi trafiku droge, SPAK dërgon për gjykim ish-oficerin e policisë, Igli Haxhiaj! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Braktiseni Ramën se ai ju ka braktisur, jeni të gjithë në dorë të Belindës! –
  • Bordi i Transparencës është një tallje –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com