Besova se Foltorja ishte e sinqertë, por tani PD po sillet si pula pa kokë – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besova se Foltorja ishte e sinqertë, por tani PD po sillet si pula pa kokë –

12:38 | 15/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë –

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin –

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –

Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit –

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka komentuar zhvillimet e fundit politike në PD.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho iu është përgjigjur atyre që e akuzojnë pse po flet tani për gjendjen ku ndodhet PD-ja.

Sipas tij, drejtimi aktual i Partisë Demokratike “po sillet si pulë pa kokë”, ndërsa kritikat e tij nuk lidhen me emra të përveçëm, por me parimet dhe idealet mbi të cilat është ndërtuar PD-ja. Ai nënvizon se në 35 vite angazhim politik nuk ka tradhtuar asnjëherë dhe se i ka qëndruar besnik idealeve, edhe kur kjo i ka kushtuar politikisht.

Ndër të tjera Spahi zbulon çfarë i ka thënë kreut të PD, Sali Berishës, “Në shtator 2021, kur filloi Foltorja, jam takuar me zotin Berisha në zyrën e tij, me kërkesën e tij për të mbështetur Foltoren. I premtova mbështetje të plotë, si dhe i shpreha dy shqetësime:

“E ke seriozisht këtë lëvizje që po fillon?” M’u përgjigj: PO. Më vonë kuptova se Foltorja u braktis për interesa që nuk lidheshin me ato me të cilat u krijua.

Reagimi i plotë:

Kritikëve të mi!

Shikoj shumë militantë që më ofendojnë pa fund në Facebook për qëndrimet që po mbaj dhe kritikat ndaj udhëheqjes së PD-së, e cila, sipas meje, po sillet si pulë pa kokë.

Duket se për militantët jam tradhtar. Megjithatë, dua t’ju pyes pse nuk më quajtët tradhtar:

Në shtator 2021, kur ndër të parët u rreshtova në krah të Foltores?

Në tetor 2021, kur së bashku me katër deputetë të tjerë, përfshirë Sali Berishën, u përjashtova nga PD-ja? Të gjithë në 2025 u futën në listë të mbyllur. Unë jo, dhe nuk u ankova.

Kur u përjashtova 50 ditë nga Parlamenti, sa rrallë ndonjë tjetër?

Kur i rashë bilbilit në shenjë proteste për 6 orë në Kuvend, duke shkelur mbi reputacionin tim, sepse besova se do ta rrëzonim Ramën?

Kur mbroja “non grata”-n dhe kritikoja Ambasadën dhe Administratën Amerikane, megjithëse reputacionin e kisha si proamerikan i thekur?

Kur çdo ditë, së bashku me 5–6 deputetë, shkoja në protestë te Rruga e Shpresës dhe flisja më shumë se kushdo tjetër? Të tjerë “tanët” kishin ndrojtje të vinin.

Kur dola i dyti me vota në primare në gjithë grupin parlamentar dhe nuk u futa në listë të mbyllur, dhe prapë nuk u ankova?

Në 35 vjet nuk e kam dredhur asnjëherë dhe i kam qëndruar besnik jo emrave, por idealeve të PD-së.

Në shtator 2021, kur filloi Foltorja, jam takuar me zotin Berisha në zyrën e tij, me kërkesën e tij për të mbështetur Foltoren. I premtova mbështetje të plotë, si dhe i shpreha dy shqetësime:

“E ke seriozisht këtë lëvizje që po fillon?” M’u përgjigj: PO. Më vonë kuptova se Foltorja u braktis për interesa që nuk lidheshin me ato me të cilat u krijua.

I sugjerova të mos merrej me amerikanët, pavarësisht se të kishin rënë në qafë. Të merreshim me partinë, ta forconim dhe të ktheheshim në alternativë qeverisëse. Nuk m’u përgjigj.

Së fundi: burrat mbahen nga fjala që japin, sidomos kur janë në moshë të thyer. Akoma më keq kur të hanë pas krahëve. Flas për burra, jo për flamurka.

Kritikat e mia janë të drejta dhe bazohen mbi gabimet 13-vjeçare që kemi bërë së bashku. Që të fitojmë, duhet strategji e re, njerëz të përkushtuar dhe punë e pafund në bazë për të ngritur PD-në, e cila sot duket e vënë përfund.

Nuk është sot hera e parë që flas. Mendimet e mia prej më shumë se dy vjetësh i kanë me shkrim Sali Berisha dhe Flamur Noka. Kritikat ndaj këtij të fundit m’u kthyen në bumerang. Besova se Foltorja ishte e sinqertë.

 

Të Lidhura

Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë –

Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë –

nga 27
18:58 | 15/12/2025
0

Para nisjes së protestës së PD, e lajmëruar në ora 18:00 para Kryeministrisë, policia ka spostuar Adriatik Lapajn dhe aktivistët...

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin –

nga 27
18:40 | 15/12/2025
0

Ka nisur Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në sheshin para godinës...

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –

nga 27
18:36 | 15/12/2025
0

Ka nisur Foltorja e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë. Kreu i PD, Sali Berisha, sapo ka mbërritur në sheshin para godinës...

Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit –

Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit –

nga 27
18:22 | 15/12/2025
0

Moderatorja dhe drejtuesja e Top Story në Top Channel, Grida Duma ka komentuar përmes një mesazhi video edhe sjelljen e...

Para
Rama ktheu Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies –

Rama ktheu Paketën e Maleve në paketën e drogës dhe mafies -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë –

Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë –

18:58 | 15/12/2025
Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin –

18:40 | 15/12/2025
Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –

Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –

18:36 | 15/12/2025
Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit –

Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit –

18:22 | 15/12/2025
Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –

18:08 | 15/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë –
  • Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin –
  • Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh i shoqëruar nga deputetët –
  • Ika nga partia kur më quajti Nora e Kelmendit –
  • Mbyllja e TikTok, Gjykata Kushtetuese mban anën e qeverisë, pranon shtyrjen e seancës për në shkurt –
  • Gjykata Kushtetuese shtyn shqyrtimin e mbylljes së TikTok-ut (DATA) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Mbështes protestën e “Shqipëria Bëhet” dhe dënoj dhunën e policisë –
  • Nis “Foltorja” e PD para kryeministrisë, Berisha mbërrin në shesh, Lapaj i hap vendin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com