Avokati i Popullit/ PS çon 6 kandidatura për votim të enjten në seancë, skualifikohen 4 emra – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati i Popullit/ PS çon 6 kandidatura për votim të enjten në seancë, skualifikohen 4 emra –

17:16 | 09/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal –

“Rrezikshmëria shoqërore është evidente”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg –

Avokati i ri i Popullit pritet të zgjidhet përfundimisht të enjten, pas një kalvari mbi 3-vjeçar zvarritjeje, por pa gjetjen e gjuhës së përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës.

Komisioni i Ligjeve i përcolli seancës plenare 6 emrat e kandidatëve që kishin mbledhur të paktën 28 firma mbështetëse nga deputetët e opozitës. Mbledhja që u zhvillua me debate të forta nga dy palët partiake, përfundoi në votim me 9 vota pro dhe 3 kundër për dërgimin në seancë plenare.

6 kandidaturat për Avokat Populli:

Adriana Kalaja 44 firma

Aranita Brahaj 35 firma

Besim Ndregjoni 34 firma

Endrit Shabani 35 firma

Skënder Haluci 30 firma

Tartar Bazaj 28 firma

Ndërkaq, disa kandidatura janë skualifikuar për shkak se nuk kanë arritur numrin minimal të firmave ose janë dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar.

Kandidaturat e skulifikuara:

Jola Hysaj 27 firma (jo e mjaftushme edhe pse brenda afatit)

Shkëlqim Sulo brenda afatit por me 19 firma

Sajmir Vishaj, brenda afatit por me 26 firma

Dardan Mustafaj 38 firma jashtë afatit

Kjo çështje shkaktoi debat të fortë në komision, pasi opozita, një ditë pas 2 dhjetorit, që ishte afati i fundit për dorëzimin e firmave, u pendua për mbështetjen që i dha kandidatëve. Partia Demokratike kërkoi rihapjen dhe njëherë të procesit të përzgjedhjes.

Ulsi Manja tha se në dijeni për tërheqjen e firmave është vendosur kryetari i Kuvendit dhe jo komisioni, i cili është përgjegjës vetëm për mbylljen e procedurës.

Gent Strazimiri Deputet i PD: Harroni të thoni se grupi i PD ka tërhequr mbështetjen nga të gjithë kandidatët. Keni njoftim e duhet ta thoni këtë. Asnjë kandidat nuk e ka mbështetjen

Ulsi Manja Kryetar, Komisioni i Ligjeve: Tërheqja i ka shkuar kryetarit të Kuvendit, jo neve. Ai duhet ta njoftojë në seancë. Kurse ky komision do të përmbyllë procedurën. Shqyrtimi i tërheqjes së firmave i takon seancës plenare. Nëse e kthen, do bëjmë vetëm firmat e para.

Nga demokratët, Arjan Ndoja doli kundër grupit, për moralin e procesit me dhënie e tërheqje firmash.

“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. (Tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave”, tha Ndoja.

Edhe pse tha se fjalën e fundit do t’ia linte të enjten Niko Peleshit, përmes gjuhës së trupit, Ulsi Manja dha sinjale se ndoshta PS nuk do të njohë firmat e tërhequra dhe të enjten do të zgjedhë një avokat populli.

Teksa deputeti Gent Strazimiri po kërkonte rrëzimin e procesin dhe rihapjen përsëri, Manja e pyeti përse janë tërhequr nga firmat. Demokrati nuk dha një përgjigje të vlefshme duke thënë “Punë për ne”.

Manja: Je tërheq pas datës dy. Pas kësaj date …. Aman, kot për ta dit. Pse u tërhoqët?

Strazimiri: Punë për ne

Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota, dhe PS nuk duket në vështirësi që një votë përtej karrigeve të saj ta gjejë mes tre deputetëve të PSD-së, apo edhe mes partive të tjera opozitare gjatë votimit të fshehtë. Ky post po mbahet përtej mandatit, nga Erinda Ballanca.

gijotina.com/

Të Lidhura

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

nga 27
14:08 | 11/05/2026
0

Mjeku kirurg Nikolla Nunka është pezulluar nga detyra pas denoncimit për ngacmim seksual të bërë nga një 21-vjeçare në Korçë. Ndaj mjekut është...

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

nga 27
13:58 | 11/05/2026
0

Ish-presidenti Ilir Meta është paraqitur sot në ambientet e reja të Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar,...

Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal –

Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal –

nga 27
13:46 | 11/05/2026
0

Kreu demokrat Sali Berisha deklaroi gjatë një konference për mediat se opozita do të vazhdojë me protestat, ndërsa paralajmëroi një...

Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –

“Rrezikshmëria shoqërore është evidente”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg –

nga 27
13:34 | 11/05/2026
0

Prokurori i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) Sotir Kllapi, ka kundërshtuar kërkesën e bërë nga Ilir Meta për zëvendësimin e...

Para
Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë –

Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –

14:08 | 11/05/2026
Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

13:58 | 11/05/2026
Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal –

Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal –

13:46 | 11/05/2026
Asnjë çudi nga drejtësia sorosiane –

“Rrezikshmëria shoqërore është evidente”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg –

13:34 | 11/05/2026
Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –

Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –

12:58 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –
  • Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –
  • Protestat duhen organizuar më mirë, nëse do jepnim urdhër për protesta jo paqësore nuk ka polici që na ndal –
  • “Rrezikshmëria shoqërore është evidente”, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, ish-presidenti mbetet në burg –
  • Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –
  • Karçanaj u lirua, cilët dëshmitarë dhe prova cënon klienti im?! –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U denoncua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra mjeku në Korçë –
  • Nis seanca e themelit ndaj Metës/ Avokati kërkon praninë e kamerave, gjyqtarja: Nuk është miting –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com