Avokati i Popullit/ PS çon 6 kandidatura për votim të enjten në seancë, skualifikohen 4 emra – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Avokati i Popullit/ PS çon 6 kandidatura për votim të enjten në seancë, skualifikohen 4 emra –

17:16 | 09/12/2025
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –

Karçanaj u lirua, cilët dëshmitarë dhe prova cënon klienti im?! –

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

Avokati i ri i Popullit pritet të zgjidhet përfundimisht të enjten, pas një kalvari mbi 3-vjeçar zvarritjeje, por pa gjetjen e gjuhës së përbashkët mes mazhorancës dhe opozitës.

Komisioni i Ligjeve i përcolli seancës plenare 6 emrat e kandidatëve që kishin mbledhur të paktën 28 firma mbështetëse nga deputetët e opozitës. Mbledhja që u zhvillua me debate të forta nga dy palët partiake, përfundoi në votim me 9 vota pro dhe 3 kundër për dërgimin në seancë plenare.

6 kandidaturat për Avokat Populli:

Adriana Kalaja 44 firma

Aranita Brahaj 35 firma

Besim Ndregjoni 34 firma

Endrit Shabani 35 firma

Skënder Haluci 30 firma

Tartar Bazaj 28 firma

Ndërkaq, disa kandidatura janë skualifikuar për shkak se nuk kanë arritur numrin minimal të firmave ose janë dorëzuar jashtë afatit të përcaktuar.

Kandidaturat e skulifikuara:

Jola Hysaj 27 firma (jo e mjaftushme edhe pse brenda afatit)

Shkëlqim Sulo brenda afatit por me 19 firma

Sajmir Vishaj, brenda afatit por me 26 firma

Dardan Mustafaj 38 firma jashtë afatit

Kjo çështje shkaktoi debat të fortë në komision, pasi opozita, një ditë pas 2 dhjetorit, që ishte afati i fundit për dorëzimin e firmave, u pendua për mbështetjen që i dha kandidatëve. Partia Demokratike kërkoi rihapjen dhe njëherë të procesit të përzgjedhjes.

Ulsi Manja tha se në dijeni për tërheqjen e firmave është vendosur kryetari i Kuvendit dhe jo komisioni, i cili është përgjegjës vetëm për mbylljen e procedurës.

Gent Strazimiri Deputet i PD: Harroni të thoni se grupi i PD ka tërhequr mbështetjen nga të gjithë kandidatët. Keni njoftim e duhet ta thoni këtë. Asnjë kandidat nuk e ka mbështetjen

Ulsi Manja Kryetar, Komisioni i Ligjeve: Tërheqja i ka shkuar kryetarit të Kuvendit, jo neve. Ai duhet ta njoftojë në seancë. Kurse ky komision do të përmbyllë procedurën. Shqyrtimi i tërheqjes së firmave i takon seancës plenare. Nëse e kthen, do bëjmë vetëm firmat e para.

Nga demokratët, Arjan Ndoja doli kundër grupit, për moralin e procesit me dhënie e tërheqje firmash.

“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. (Tërheqja nga firmat) Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët komfor rregullave”, tha Ndoja.

Edhe pse tha se fjalën e fundit do t’ia linte të enjten Niko Peleshit, përmes gjuhës së trupit, Ulsi Manja dha sinjale se ndoshta PS nuk do të njohë firmat e tërhequra dhe të enjten do të zgjedhë një avokat populli.

Teksa deputeti Gent Strazimiri po kërkonte rrëzimin e procesin dhe rihapjen përsëri, Manja e pyeti përse janë tërhequr nga firmat. Demokrati nuk dha një përgjigje të vlefshme duke thënë “Punë për ne”.

Manja: Je tërheq pas datës dy. Pas kësaj date …. Aman, kot për ta dit. Pse u tërhoqët?

Strazimiri: Punë për ne

Avokati i Popullit zgjidhet me 84 vota, dhe PS nuk duket në vështirësi që një votë përtej karrigeve të saj ta gjejë mes tre deputetëve të PSD-së, apo edhe mes partive të tjera opozitare gjatë votimit të fshehtë. Ky post po mbahet përtej mandatit, nga Erinda Ballanca.

gijotina.com/

Të Lidhura

Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –

Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –

nga 27
12:58 | 11/05/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka komentuar kritikat e ambasadorëve të BE të akredituar në vendin tonë, por edhe...

Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –

Karçanaj u lirua, cilët dëshmitarë dhe prova cënon klienti im?! –

nga 27
12:52 | 11/05/2026
0

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta nuk ndodhet në sallën e gjyqin në GJKKO ku po zhvillohet procesi ndaj...

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

nga 27
12:00 | 11/05/2026
0

Edhe kjo fundjavë solli paraqitje shumë pozitive për futbollistët e Kombëtares shqiptare në kampionatet europiane dhe më gjerë, me kuqezinjtë...

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

nga 27
11:44 | 11/05/2026
0

Në një takim me negociatorët për Kapitullin 5 të anëtarësimit në BE, që mbulon prokurimet publike, Kryeministri Edi Rama ka...

Para
Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë –

Protestat e fermerëve grekë nuk ndalin, vijon bllokada e aksit Kakavijë-Janinë për tre orë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –

Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –

12:58 | 11/05/2026
Vetëm ISIS i poshtëronte kështu njerëzit –

Karçanaj u lirua, cilët dëshmitarë dhe prova cënon klienti im?! –

12:52 | 11/05/2026
Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –

12:00 | 11/05/2026
Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –

11:44 | 11/05/2026
Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –

Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –

11:34 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –
  • Karçanaj u lirua, cilët dëshmitarë dhe prova cënon klienti im?! –
  • Paraqitjet e legjionarëve/ Dy shqiptarë shpallen kampion në Greqi, Ivan Balliu në finalen e Conference League –
  • Shqipëria më mirë se Gjermania dhe Suedia?! Rama prezanton raportin me shifra “befasuese” –
  • Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari është dënuar me vendim të formës së prerë –
  • Katër muaj pas përmbytjeve, Bashkia ende nuk ka dhënë asnjë dëmshpërblim për banorët e Durrësit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Askush s’më ndalon të denoncoj atë që është e padrejtë –
  • Karçanaj u lirua, cilët dëshmitarë dhe prova cënon klienti im?! –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com