Banorët e fshatrave Mbyet, Krapat dhe Plyk janë mbledhur sot para bashkisë së Fierit për të protestuar kundër projektit për ndërtimin e impiantit të përpunimit të plehrave. Protesta e tyre ishte paralajmëruar pak ditë më parë nga vetë banorët e fshatit Mbyet.
Ata shprehen një zëri se nuk do të lejonë ndërtimin e impiantit të mbetjeve në fshatin Mbyet ku dhe është parashikuar që të zbatohet projeti , pornuk do të lejonë ndërtimin në asnjë nga këto fshtra.
Banorët: “Jemi kundër plehrave. Policia të rrijë larg protestuesve.Jemi për të drejtat tona. Për shtëpinë tonë vendosim vetë. Duam Fierin e pastër, është borxh që i kemi fëmijëve tanë”