Kuvendi ka zgjedhur Denar Bibën si Kryetar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Për kandidaturën e Bibës votuan 73 deputetë pro, 9 kundër dhe 7 abstenim.
Kandidatura e Denar Bibës u votua edhe nga deputetët e opozitës, të cilët më herët kishin përjashtuar nga votimi kandidaturën e Lefterie Luzit.
Biba mbante postin e nënkryetarit të KQZ.
Bashkë me Denar Bibën ishte edhe kandidatura e Koli Beles, i cili mori 22 vota pro, 43 kundër dhe 21 abstenim.