Masakra e Shkodrës/ Berisha: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Masakra e Shkodrës/ Berisha: Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën

15:11 | 08/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish këtë të premte për masakrën me katër të vdekur në Shkodër. Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se pas krimit fshihet banda e Bajrave, që sipas tij veproi me “visto” politike. Një qëndrim të ngjashëm mbajti edhe i ati i një prej viktimave Mustafa Lici.

Më tej, Berisha u shpreh se Banda Bajri është autorizuar të pastrojë terrenin për të siguruar mandatin për Ramën në zgjedhjet e ardhshme.

“Kaluan 10 ditë nga masakra e Shkodrës, në të cilën 4 qytetarë të pafajshëm u ekzekutuan në rrugët kryesore të qytetit në mesditë dhe gjer sot nuk ekziston asnjë pistë për hetimin e kësaj ngjarje, për shkakun e vetëm se pista e vetme është pista shtetërore. Që ditën e parë, informova shqiptarët se kjo ishte një masakër me licencë qeveritare të Edi Ramës, sepse banda Bajri është banda, e cila rrëmbeu mandatin e kryetarit të bashkisë dhe i është betuar Edi Ramës se do i garantojë mandatin në Shkodër me dhunë dhe terror. Banda Bajri në kundërshpërblim për shërbimet kriminale që i bën Edi Ramës, qeverisë së tij, është autorizuar të pastrojë sipas gjuhës së tyre, terrenin nga çdo lloj vështirësie që mund të ketë për të siguruar mandatin”, tha Berisha.

Read more

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Të krijojmë një parti të re opozitare! –

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

Më tej, ai akuzoi se drejtuesit e policisë janë të emëruar të krimit të organizuar.

“Kur unë deklarova se pjesëmarrëse në këtë masakër është Policia e Shtetit, Mondi, i cili u duhej atyre sipas regjistrimeve për të kryer ca punë, Mondi qëndron në krye të vendosjes së narkopolicisë në shërbim të bandës. Por nuk është vetëm Mondi. Mondi tjetër në krye të ministrisë është një përfaqësues i njërës prej bandave më të rrezikshme të Shqipërisë dhe Ballkanit, i Troplinëve. Ai është emëruar aty nga banda e Troplinëve për të mbuluar të gjithë veprimtarinë e tyre dhe të ortakëve të tyre në Shqipëri. Kurse Mondi tjetër famëzi në krye të polici, i implikuar në trafiqe, por edhe në vrasje siç flitet rëndom, përfaqëson bandën e Elbasanit”, shtoi ai.

Berisha akuzoi për lidhje me krimin kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

“Kurrë ndonjëherë krimi nuk ka pasur përfaqësues më të fuqishëm dhe më të shumtë se në qeverinë aktuale të Edi Ramës. Vetë Edi Rama pohoi se ka qenë përdorues i Encrochat dhe se mund t’i dalë emri kund i cituar. Dihet se Edi Rama për përdorim SKY EÇ, është denoncuar botërisht në mediat më të mëdha të botës, nga ish-partnerja e famëziut McGonigal, pasi ajo thotë se me bisedat e tij të gjata me SKY EÇ nuk kishin të sosur me Edi Ramën. Por, përfaqësues tjetër i botës së krimit në qeveri është Taulant Balla Bego Yaris, një kriminel me dokumente i vërtetuar se është akuzuar për vrasje nga dëshmitarë në sallën e gjyqit. Me dokumente i vërtetuar se ka ndërhyrë në mënyrë intensive për t’u dhënë tendera bandave. Me dokumente i vërtetuar se ka liruar, ka urdhër Vath Stakën të lirojë vrasësit e Lulzim Kullës, terroristë që vendosën nën shalën e biçikletës tritolin për ta hedhur atë në erë, por edhe kalimtarë të tjerë”, tha.

Më tej, ai deklaroi se “udhëtimi i Altin Dumanit në Shkodër ishte dëshmi e kthimit të kriminelit në vendin e krimit, sepse krimet e kryera në Shkodër të gjitha flenë në dosjet që mban në sirtar më i ligj njëqind herë se Nuredini, Altini i prokurorisë speciale”.

“Pra, siç e shihni, kaluan 10 ditë. Ndonëse Shkodra e di shumë mirë edhe dorasin, edhe porositësin, por këto po i mbyll Altin Dumani, po i mbyll Mondi i Sulës, po i mbyll Proda i bandave, Hoxha i bandave dhe Edi Rama që i ka licencuar. E konsiderova të domosdoshme të paraqes para medieve dëshminë tjetër sot pas 10 ditësh asnjë pistë, sepse pista e vetme është shteti”, shtoi.

Lexo edhe:

A do t’i hiqet ‘non grata’ pas fitores së Trump? Berisha: Kam besim të plotë që…

Masë sigurie ndaj Veliajt? Berisha: SPAK vepron ndaj tij vetëm me urdhër të Ramës

Etiketa: bajriSali BerishaShkoder

Të Lidhura

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

nga 27
20:54 | 07/06/2026
0

Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një...

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

nga 27
20:50 | 07/06/2026
0

Në qytetin e Elbasanit u mbajtën homazhe në nder të futbollistit Fatjon Bunjaku, i cili humbi jetën tragjikisht në një...

Të krijojmë një parti të re opozitare! –

Të krijojmë një parti të re opozitare! –

nga 27
20:40 | 07/06/2026
0

Në protestën e sotme në Tiranë, një qytetare teksa ka mbajtur fjalën e saj, u shpreh se ky është momenti...

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

nga 27
20:24 | 07/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama nga Elbasani është shprehur kritik, duke akuzuar protestues, qytetarë, blogerë e gazetarë. Ky reagim i tij vjen...

Para
“Tirana vjen erë korrupsion”/ Vijon protesta për arrestimin dhe dorëheqjen e Veliajt

“Tirana vjen erë korrupsion”/ Vijon protesta për arrestimin dhe dorëheqjen e Veliajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

20:54 | 07/06/2026
Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

20:50 | 07/06/2026
Të krijojmë një parti të re opozitare! –

Të krijojmë një parti të re opozitare! –

20:40 | 07/06/2026
E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –

20:24 | 07/06/2026
“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

“Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –

19:58 | 07/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Të krijojmë një parti të re opozitare! –
  • E la detyrën, tregon si duhet ta bëj unë –
  • “Rama dorëhiqu”/ Të huaj pjesëmarrës në protestën në Tiranë –
  • “Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës”, Fatos Lubonja u bashkohet revoltës së qytetarëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –
  • Qyteti i Elbasanit mban homazhe për futbollistin Fatjon Bunjaku –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com